Logo e Lojërave Olimpike pranë kullës Eifel

Zbulohen detaje të Lojërave Olimpike në Paris, në shitje 13 milionë bileta! Çmime të dedikuara për publikun

27 Korrik 2022, 11:13| Përditesimi: 27 Korrik 2022, 11:15

  • Share

Kanë nisur të zbulohen disa prej detajeve të Lojrave Olimpike që zhvillohen në Francë në 2024.

Fillimisht Komiteti Organizator i eventit më të madh sportiv në kryeqytetin francez bëri prezantimin e slogani “Games Wide Open’, ndërsa u mësuan edhe çmimet e biletave që do jenë të disponueshme për rezervim duke filluar nga dhjetori i këtij viti.

Për Lojërat Olimpike dhe Paraolimpike do të dalin më shitje 13 milionë bileta dhe rreth gjysma e atyre të rezervuara për publikun do të shiten me më pak se 50 euro. Ndërsa për ceremoninë e hapjes dhe të mbylljes çmimet e biletave do të variojnë nga 24 euro në 950 euro.

Për organizimin e turneut Emmanuel Macron, presidenti i Francës, zhvilloi një takim me ministrat e tij dhe drejtuesit e Komitetit organizator të Paris 2024 për të diskutuar në lidhje me kostot dhe sigurinë e Lojërave Olimpike dhe Para Olimpike. Sipas raporteve të ditëve të fundit, mësohet se për ceremoninë e hapjes që do të mbahet në Lumin Senë, është përllogaritur prania e 600 mijë spektatorëve dhe 200 varka.

 

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?