VIDEO/ Zbulohen 2 'shtëpi bari' në Krujë, në pranga 2 vëllezër! Sekuestrohen 268 bimë kanabis

28 Mars 2023, 11:50| Përditesimi: 28 Mars 2023, 11:59

  • Share

KRUJË- Dy vëllezërit Shpëtim dhe Fatjon Halili kanë rënë në pranga pasi u zbuluan si trafikantë në dy shtëpi bari në qytetin e Krujës. Policia arriti të sekuestroje 268 bimë kanabis, 51 llamba dhe pajisje të tjera elektrike që i shërbenin kultivimit në ambiente të mbyllura.

Dy vëllezërit banonin në fshatin Qerekë të Krujës, ndërsa në banesën e njërit prej tyre zbuluan 2 ambientet që furnizoheshin me lidhje të paligjshme të energjisë elektrike.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Vjedhja e energjisë elektrike ose impulseve telefonike”.

G.MO//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?