Zbulohen 2 sera me kanabis në Krujë, në kërkim babë e bir! Nën hetim edhe kryeplaku i fshatit Shkozë e Bardhë

13 Prill 2023, 11:44| Përditesimi: 13 Prill 2023, 12:54

  • Share

Elez e Dashamir Rexhepi, babë e bir janë shpallur në kërkim nga policia e Krujës pasi u zbuluan 2 sera me kanabis ku kishin kultivuar 610 fidanë lëndë narkotike. Nën hetim është vënë edhe kryeplaku i fshatiti Shkoza e Bardhë për shpërdorim detyre.

Gjatë operacionit policor të koduar “Shkoza e Bardhë”, si rezultat i kontrollit të ushtruar në afërsi të banesës së Elez dhe Dashamir Rexhepit, u zbuluan 2 sera në të cilat u gjetën të kultivuar në kubikë, 610 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Vijojnë kontrollet për lokalizimin dhe kapjen e 2 shtetasve të shpallur në kërkim.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Krujë, për veprime të mëtejshme.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?