Kanabisi në Velipojë

Shkodër/ U zbuluan 11 mijë rrënjë kanabis, pezullohet shefi i stacionit policor Velipojë dhe 3 policë! Lejuan kultivimin e drogës (EMRAT)

16 Shtator 2023, 14:46| Përditesimi: 16 Shtator 2023, 20:06

  • Share

Zbulimi i gati 11 mijë rrënjëve kanabis në Velipojë të Shkodrës u ka kushtuar detyrën 4 4 punonjës policie në Shkodër mes tyre dhe shefit të stacionit policor të Velipojës.

Shefi i stacionit policor Velipojë, së bashku me përgjegjësin e kontrollit të territorit, specialistin e hetimit të krimeve si dhe një inspektor policie akuzohen nga Drejtoria e Standardeve Profesionale në Policinë e Shtetit se kanë lejuar kultivimin e bimëve narkotike, në një sipërfaqe të madhe, në territorin e Velipojës, ku u zbuluan 10 920 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa.

Ata akuzohen për mospërmbushje të detyrave (shkelje e parashikuar nga neni 209/1 i rregullores së Policisë së Shtetit), 4 punonjës policie:

 

Policët e pezulluar 
Nënkomisar Pal Prendi, shef i Stacionit të Policisë Velipojë, njëkohësisht përgjegjës për monitorimin e zonës;
 Nënkomisar Ardian Çuli specialist i njësisë “Shqiponja”, përgjegjës i zonës për kontrollin e territorit nga DVP Shkodër;
- Nënkomisar Admir Xhaka, specialist për hetimin e krimeve në zonën ku u gjetën bimët narkotike;
- Inspektor i parë Arben Tahiraj, ndihmësspecialist (SPZ) në zonën ku u gjetën bimët narkotike;

Ndërkohë, Drejtoria e Standardeve Profesionale në Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit vijon hetimin e thelluar administrativ, për nxjerrjen e përgjegjësive lidhur më këtë rast.

Parcelat me kanabis u zbuluan më 14 shtator 2023 gjatë një operacioni kontrolli në territorin e njësisë administrative Velipojë, pas informacionit të dërguar nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit.

"Si rezultat, janë gjetur të kultivuara 10 920 bimë të dyshuara narkotike cannabis sativa. Një pjesë e tyre janë sekuestruar në cilësinë e provës materiale, ndërsa pjesa tjetër është asgjësuar nëpërmjet djegies. Strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër, në drejtimin e Prokurorisë, kanë bërë të mundur identifikimin e autorëve të dyshuar të kultivimit të bimëve narkotike, dhe po punohet për dokumentimin me prova ligjore të veprimtarisë kriminale të tyre" informoi sot policia e Shtetit 

Tashmë hetimet për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike” po kryhen nga Prokuroria pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Shkodër.

Ky është rasti i dytë brenda tre muajve të fundit kur punonjës të policisë së Shkodrës pezullohen nga detyra dhe hetohen nga prokuroria nën dyshimin e favorizimit të kultivimit të bimëve narkotike. Në fund të muajit qershor u pezulluan 13 punonjës të policisë së Shkodrës, mes te cilëve edhe, zv Drejtori për Hetimin e Krimeve bashkë me shefin e seksionit për hetimin e krimit. Ata u akuzuan se, në bashkëpunim kanë favorizuar kultivimin e bimeve narkotike në zonën e Anës së Malit.

Në fillim të muajit shtator, gjatë operacionit të koduar “Fly”, në zonën e thellë malore të Dukagjinit u zbuluan12 831 bimë narkotike, të dyshuara si cannabis sativa. Ndërsa më 4 gusht, gjatë operacionit policor “Alpet e pastra”, në Shkodër, Pukë, Vau Dejës dhe Malësi e Madhe, u zbuluan dhe asgjësuan me djegie 15 395 bimë narkotike.


Lajmi kryesor:

Shkarkohet shefi i komisariarit në Delvinë! Arrestohen 3 policë në Vlorë e Fier! Pezullohet drejtori i stacionit Velipojë dhe 3 efektivë, 'nuk panë' drogën


S.G/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Pepniku: 16/09/2023 17:43

    Pyetni ne Velipoje per kte spz tahiri, se cfare ka bere. Ha Ha Ha Ha

    Përgjigju
    • Baks Rjoll: 16/09/2023 22:16

      Sdo te kesh ba ndertime pa leje ti, prandaj sdin gja.

    • Velipojaku: 16/09/2023 20:58

      na trego edhe ne tjerve te pakten

  • Velipoja: 16/09/2023 16:56

    Mir Brrylit i iken lekt per lesh ket here

    Përgjigju
    • San Giovanni: 16/09/2023 22:42

      Je tu ja fut kot!!

  • Polic #: 16/09/2023 14:56

    Nuk kane kellqe te lejojne kete plantacion nenkomisaret dhe policat. Shifni per ndonjë me te madh ne Shkoder...

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?