Pamje nga operacioni i policisë

Zbulohen 10 sera për kultivim kanabisi në Thumanë, sekuestrohen 925 fidanë! 2 të arrestuar, 1 në kërkim

7 Prill 2022, 08:49| Përditesimi: 7 Prill 2022, 09:32

  • Share

DURRËS- Prodhuesit e drogës në vend kanë ndryshuar taktikë, nga ‘shtëpitë e barit’ që janë përhapur në masë, ato u janë rikthyer në serrave për kultivimin e lëndëve narkotike. 10 sera për kultivimin e kanabisit janë zbuluar në fshatin Shkozë-Bardhë në Thumanë, në të cilat ishin kultivuar 925 fidanë të dyshuar narkotikë cannabis sativa.

Policia ka arrestuar Qemal Ferhatin, 68-vjeç si dhe ka shpallur në kërkim djalin e tij Ardit Ferhati 36-vjeç, pasi në truallin e banesës së tyre u konstatuan 10 serat me kanabis. Gjithashtu është arrestuar shtetasi Klisman Lika, i cili është kapur në flagrancë duke punuar në ambientet e serës.

Sakaq gjatë kontrollit në banesën e tyre u gjet edhe një qese plastmasi me fara të dyshuara si ato cannabis sativa, si dhe u konstatua lidhje e paligjshme e energjisë elektrike.  

Grupi hetimor, në përfundim të veprimeve, asgjësoi me anë të djegies fidanët narkotikë. Një pjesë u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, së bashku me një armë gjahu dhe farat cannabis sativa. Operacioni anti-drogë u zhvilluar një ditë më parë, ndërsa në aksion morën pjesë efektiv të Krujës, Durrësit dhe FNSH.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?