Zbulimi në Maliq, arkeologu: Nuk përjashtohet mundësia e potencialeve të tjera

19 Shtator 2020, 18:10| Përditesimi: 19 Shtator 2020, 18:17

  • Share

Para disa ditësh në një fshat të Maliqit banorët e zonës arritën në gjurmët e një zbulimi arkeologjik. Një pitos që daton në shekullin VI-V p.k u hap rrugën të tjera zbulimeve sipas arkeologut Florenc Cenolli

Pranë fshatit Podgorie, në një fshat i Bashkisë së Maliqit gjatë punimeve të kryera në një pronë private ka dalë në dritë një zbulim arkeologjik, që i përket periudhës arkaike-klasike, por sipas specialistëve nuk përjashtohet mundësia e potencialeve të tjera.

“Zbulimi i bërë në një pronë private është një pitos prej qeramike, i përzierë me guralecë të vegjël, me një lartësi prej 145 cm, gjerësi 65 cm dhe me një fund 16 cm. Objekti paraqitet i stërzgjatur dhe ka një shirit në pjesën më të fryrë të trupit, një dekor plastik me gjerësi 5.5 cm dhe trashësi 2 cm. Mendohet që objekti t’i përkasë periudhës së vonë arkaike-klasike, të  shek. VI-V p.k”, shprehet arkeologu Cenolli.

Sipas arkeologut, ky zbulim orienton specialistët e trashëgimisë në të tjera zbulime në të ardhmen.

“Kemi të bëjmë me një potencial prehistorik, pitosi ka një brez shiritor në trup, që tregon datimin deri në periudhën klasike, por këtu shikoj edhe buzë anfora të periudhës qytetare. Kryesisht këto janë përdor për drithëra apo në përditshmëri nga njerëzit asokohe”, shprehet arkeologu Florenc Cenolli.

Të dhënat çojnë drejt mundësisë së ekzistencës së një tjetër objekti të ngjashëm, në terren. Punimet e specialistëve në terren pritet të nxjerrin në dritë të tjera të dhëna.

//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Beni: 19/09/2020 21:10

    Tia heqin fare te gjitha.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Pronat shtetërore mund të shkëmbehen me private, si e vlerësoni ligjin?