Zbulimi i mozaikut në Durrës, arkeologu për Report Tv: Në kohën e Italisë ka qenë ndërtuar një bunker

13 Tetor 2023, 15:42| Përditesimi: 13 Tetor 2023, 16:02

  • Share

Arkelogu Luan Përzhita në një intervistë për Report Tv dhe Shqiptarja.com ka folur mbi zbulimin e rrallë arkeologjik në Durrës. Një tjetër mozaik iu shtua monumenteve unikale të Durrësit, ndërsa Arkelogu Përzhita deklaroi se “jemi në gjurmët e një mozaiku me cilësi të lartë, që mendohet se është prodhuar në fund të shekullit I dhe fillim të shek.II,  kohë që lidhet me ndërtimin e Amfiteatrit të Durrësit.

Intervista e plotë

Kjo tregon se këtë zonë kemi pasur vila luksoze me pamje nga deti, që tregon nivelin e lartë të jetesës që kishte Durrësi në kohën e Antikitetit. Kemi të bëjmë me një rezidencë private, që ka qenë luksoze. Kemi konstatuar që përveç mozaikut kemi edhe pjesë të tjera që presin të zbulohen dhe që kanë të bëjmë me kanalizimet, banjat termale, pra që do na tregojnë sistemin urbanistik të asaj kohe.

Nga ana historike mund të themi që ky territor është dëmtuar disa here. Pra vila mund të jetë ndërtuar në shekullin e I-rë, mendohet të jetë shembur nga tërmeti në shekullin e IV dhe me të njëjtat materiale është rindërtuar në shekullin e VI, por edhe ajo u dëmtua më vonë.

Në kohën e Italisë këtu ka qenë ndërtuar një bunker, e mandej u bë shkolla “Gjergj Kastrioti” që u shemb nga tërmeti i 26 nëntorit 2019. Tashmë në 2023, teksa punohej për të rindërtuar shkollën e re me fondet e BE-së, gjatë gërmimeve në themele u gjet mozaiku i rrallë me gurë blu dhe të bardhë.

Ministria e Kulturës në bashkëpunim me Bashkinë e Durrës kanë ndërprere punën për ndërtimin e gjimnazit. Në ditët në vijim presim vendimin për të ndërmarrë një gërmim arkeologjik të mirëfilltë që ti kthejmë Durrësit këtë trashëgimi të fshehur në këtë thellësi, 7 metra në sipërfaqe”.


Lajmi kryesor:

Zbulohet mozaiku i rrallë dymijë vjeçar në Durrës! Arkeologu për Report Tv: Pjesë e një vile luksoze të shekullit të I! Më i veçanti në rajon (VIDEO +FOTO)


SI.E./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A mund të zhvillojë Shqipëria turizmin elitar?