Kosova & Rajoni

Zbulimi i gazetarëve grek: Caroline u vra sepse zbuloi tradhtinë e bashkëshortit me një transeksual

6 Gusht 2021, 14:32| Përditesimi: 6 Gusht 2021, 16:27

  • Share

Vrasja e 20 vjeçares britanike Caroline nga bashkëshorti i saj Babis Anagnostopulos në Glyka Nera, vazhdon ende të shkaktojë bujë në mediat greke.

E teksa hetuesit dhe opinioni publik mundohen ende të kuptojë se çfarë e shtyu bashkëshortin të vrasë gruan në mënyrë macabre, gazetari Stefanos Chios hodhi një bombë të madhe së fundi në emisionin “Makelio” duke publikuar dokumente audio dhe pretenduar se Caroline i kishte zbuluar të shoqit tradhtinë, një lidhje të tij me një transeksual të quajtur Emanuela.

Madje, ky i fundit edhe ka folur me zë për marrëdhënien e tyre. Pikërisht ky zbulim pretendohet se është bërë shkak i vrasjes së Caroline, nënë e një foshnjeje.

Sipas gazetarit dhe botuesit, vrasësi Babis Anagnostopoulos gjatë periudhës kur u takua me Caroline dhe pas martese pati marrëdhënie seksuale me këtë transeksual , të njohur si Emanuela.

Ndërkohë që në bazë të deklaratave të mëparshme, 20-vjeçarja dyshohet se ishte e frikësuar gjatë seancave dhe gjithnjë pyeste nëse dyert ishin të hapura dhe tek e shihte burrin e saj të ulur jashtë.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?