Zbulimi arkeologjik në Durrës, Report Tv siguron imazhet ekskluzive! Arkeologia: Një nga zbulimet më kryesore në 3 dekada

25 Gusht 2022, 17:29| Përditesimi: 25 Gusht 2022, 17:37

  • Share

Pas videos së gjurmëve të strukturës së murit të vjetër, të zbuluar gjatë gërmimeve në zonën ku do të rindërtohej shkolla 9-vjeçare 'Eftali Koçi' në Durrës,  Report tv, sjell fotografi të detajuara të fragmenteve të mureve rrethuese, që mendohet të datojnë në shekujt IV-III p.e.s.

Imazhet përcillen për televizionin nga vetë arkeologia e licensuar Iris Pojani, që ka ndjekur procesin e gërmimit, e cila thekson se këto zbulime, ku përfshihen edhe punime qeramike, objekte metalike etj., mund të jenë ndër më kryesoret të realizuara në qytetin bregdetar në 30 vitet e fundit.

Arkeologia Pojani pohon se për zbulimin në fjalë është hartuar një raport i detajuar që është dorëzuar pranë Ministrisë së Kulturës, ndërkohë, për vetë rëndësinë që ai ka, Instituti Kombëtar për Trashëgiminë Kulturore mori vendim më datë 3 qershor 2022 për ruajtjen e gjetjeve arkeologjike. Shkolla “Eftali Koçi” ishte në proces rindërtimi përmes fondeve të Bashkimit Evropian.

E gjithë hapësira në fjalë është pjesë e zonës arkeologjike A të qytetit 3000-vjeçar dhe gjetjet e deritanishme mund të jenë vetëm fillesat e një zbulimi edhe më të rëndësishëm që mund të dalë në dritë në vijim.

Mijëra statuja të vogla prej balte të pjekur u gjetën në këtë kodër në një zbulim masiv të bërë në vitin 1970 nga arkeologu Vangjel Toçi.

Ndër vite arkeologët kanë folur për sanktuarin apo tempullin e perëndeshës Artemis, që ngrihej aty në lashtësi.

M.Q.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Gingi: 25/08/2022 18:49

    Durresi esht POMPEI i Shqiperise. Per 10 kacidhe kane ndertuar ato shemtira ndertesash duke groposur histori. Arkeologji e kulture qe do prodhonte te ardhura ne jet te jeteve ne qofte se do kish nje fund marrezie..do ish shkaterrimi i ndertaseva ne durres. Pa frk e turp.sic kan bere vangjushi e zagaret injorant kush pengon oduke groposur e.fshire cdo gjurme.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Minimumi jetik në vend 184 euro për person, a është i mjaftueshëm?