Zbulim arkeologjik në Maliq, objekti i përket periudhës së vonë arkaike-klasike, të shek. VI-V p.k (FOTO)

17 Shtator 2020, 15:01| Përditesimi: 17 Shtator 2020, 15:15

  • Share

Pranë fshatit Podgorie, tek vendi i quajtur Kopace, midis Burrës dhe Kishnikut, në Bashkinë e Maliqit, në një pronë private, gjatë punimeve, ka dalë në dritë një objekt arkeologjik, i cili sipas arkeologëve rezulton të jetë një pitos.

Sipas specialistëve është një pitos prej qeramike, i përzierë me guralecë të vegjël, me një lartësi prej 145 cm, gjerësi 65 cm dhe me një fund 16 cm. Objekti paraqitet i stërzgjatur dhe ka një shirit në pjesën më të fryrë të trupit, një dekor plastik me gjerësi 5.5 cm dhe trashësi 2 cm.

Mendohet që objekti t’i përkasë periudhës së vonë arkaike-klasike, të  shek. VI-V p.k. Të dhënat çojnë drejt mundësisë së ekzistencës së një tjetër objekti të ngjashëm, në terren.

Punimet në terren pritet të nxjerrin në dritë të tjera të dhëna.

//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?