Tifozët në fushë pas ndeshjes Kukësi-Partizani

Zbritën në fushë dhe shkaktuan dhunë në ndeshjen me Partizanin, policia procedon 3 tifozë të Kukësit

6 Maj 2022, 12:01| Përditesimi: 6 Maj 2022, 12:03

  • Share

Tre të rinj janë proceduar për skenat e papërshtatshme në ndeshjen Kukësi-Partizani, teksa pasi përfundoi ndeshja hynë në fushë dhe shkaktuan dhunë. Sakaq policia e Kukësit thotë se po punon për identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë që kanë ushtruar veprime të dhunshme pas aktivitetit sportiv.

“Njoftimi nga Policia Kukës

Ushtruan veprime të dhunshme pas ndeshjes Kukësi-Partizani, procedohen penalisht 3 shtetas.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Kukës, në vijim të veprimeve hetimore për situatën e krijuar pas ndeshjes Kukësi-Partizani, të zhvilluar më datë 03.05.2022, në stadiumin “Kukës Arena”, bënë identifikimin dhe proceduan në gjendje të lirë, për veprën penale “Veprime të dhunshme në aktivitetet sportive”, shtetasit:

R., 33 vjeç, M. M., 21 vjeç, banues në Kukës dhe A. D., 29 vjeç, banues në Durrës.

Vijojnë veprimet hetimore për dokumentimin e plotë të këtij rasti, identifikimin dhe shoqërimin e personave të tjerë që kanë ushtruar veprime të dhunshme pas aktivitetit sportiv.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Kukës, për veprime të mëtejshme procedurale.”

Ne.k./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?