'Zbrazet' shkolla ‘Halit Coka’ në Tiranë, 46 nxënës emigruan brenda këtij viti akademik

19 Korrik 2023, 18:21| Përditesimi: 19 Korrik 2023, 18:35

  • Share

Rënia e numrit të lindjeve shihet nga institucionet shtetërore si faktor kryesor për rënien e numrit të nxënësve në shkolla , por a është kjo e vetmja  arsye pse po pakësohen nxënësit?

Report Tv ishte në shkollën 9-vjeçare “Halit Coka” në Kamëz të Tiranës, për të parë nga afër, pse këtu është pakësuar numri i nxënësve. Është pasojë vetëm e lindjeve më të pakta apo shkak është edhe emigracioni. Të dhënat tregojnë realitet krejt tjetër.

 “Qershor 2022- qershor 2023 janë larguar 46 nxënës në emigracion bashkë me prindërit e tyre.”

 ‘Ka nxënës në klasën time që kanë ikur jashtë shtetit.”- tha nxënësja.

Pak ditë më parë Ministria e Arsimit përmes një udhëzimi të ri, uli numrin mesatar të nxënësve për klasë nga 35 në 30, në shkolla. Ministria e motivoi udhëzimin, për cilësi dhe standarte në arsim.

Por në shkollën 9-vjeçare ‘Halit Coka’ ky udhëzim ka nisur të zbatohet pa hyrë ende në fuqi. Nxënësit tregojnë se ishin më pak se 30 vetë në klasë në vitin shkollor që sapo u përmbyll.

“25 e lartë, 27 ose 28 veta në klasë.”

Për vitin shkollor 2022-2023, një klasë e nëntë në shkollën ’ Halit Coka’ u mbyll. Vlerësimi zyrtar, nxori si shkak numrin e ulët të lindjeve, regjistrime më të pakta në klasën e parë. Të paktën zyrtarisht u tha kështu. Por nga të dhënat e siguruara në shkollë, numri i nxënësve luhatet nga viti në vit. Në 2022-2023 numri i nxënësve ishte  990 nxënës, 50 më pak se viti paraardhës. Nga 2013, në çdo paralele ka patur nga 5 klasa, që nga klasa e parë deri në të nëntën. Por 2023 si pasojë e regjistrimit më pak nxënës, një klasë u eliminua.

Tabelë:
Viti shkollor 2020-2021 numri i nxënësve ishte 1027 nxënës
Viti shkollor 2021-2022 numri i nxënësve ishte 1040 nxënës
Viti shkollor 2022-2023 numri i nxënësve është 990 nxënës

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Bim: 20/07/2023 12:09

    Nqs shqiptaret do te sileshin si banoret e vendeve ku emigrojn, ky vend do te ishte shume me i mire seç eshte e pak do te emigronin. Por edhe ata qe shkojn vazhdojn e sillen si shqipo duke na e nxjerr namin e keto qe qendrojn enderrojn diçka te larget qe mund ta ken kollaj. Ato qe emigrojn shkojn e jetojn 4-5 veta ne 40m katror shtepi, pastro nje banjo e pastro nje plak kurse kur jetonin ne Shqiperi kishin pordha me rigon. Hajt nejse suksese ne emigracion

    Përgjigju
  • Shqipëria tashmë është një burg i madh: 19/07/2023 18:29

    Sistemi ka vdek, nuk gjeneron shpresë. Aty shpresa u vra e para.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?