Zbrazet qendra e Azil- kërkuesve në Tiranë/ Ngelin vetëm 15 emigrantë! Zbulohet linja e re e trafikut që përdorin për të kaluar drejt vendeve të BE

19 Shtator 2020, 11:02| Përditesimi: 19 Shtator 2020, 11:58

  • Share

TIRANË- Pak javë më parë në qendrën e azil-kërkuesve në Tiranë ishin qindra emigrantë, sot kanë mbetur vetëm 15.

Ato kanë arritur që të largohen ilegalisht drejt vendeve të Bashkimit Europian. 

Sipas dokumentit të siguruar nga Report TV është krijuar një linjë e re trafiku nga Shqipëria drejt vendeve të BE, përmes Mitrovicës. Linja e re e trafikut të emigrantëve është  Tiranë-Morinë-Prishtinë-Mitrovicë, e cila organizohet nga shqiptarë edhe sirianë.

Vetëm pak ditë më parë në Kosovë  u kap një kamion me 24 emigrantë. Në pranga ranë 2 trafikantët shqiptarë.

Arrestimi i trafikantëve shqiptarë nga policia e Kosovës

 

Lajm në përditësim

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?