Zhbllokohet pas rreth 5 orësh situata në Qafën e Murrizit. Pas ndërhyrjes me tre borëpastruese dhe kriposjes së rrugës, autokolona u zhbllokua. Policia u bën thirrje drejtuesve të mjeteve të vendosin gomat e dimrit dhe të përdorin zinxhirët.
'Rihapet për qarkullimin e automjeteve aksi rrugor bypass-Qafë Murrizë-Klos, e cila u bllokua për shkak të reshjeve të dëborës. Qarkullimi i mjeteve ka vijuar normalisht dhe nuk ka mjete të bllokuara. Shërbimet e Policisë Rrugore janë në gadishmëri të plotë për menaxhimin e trafikut dhe apelojnë për drejtuesit e mjeteve të tregojnë kujdes të shtuar gjatë drejtimit të mjetit dhe mos të kryejnë manovra të rrezikshme në rrugë.'- njofton policia.
Lajmi kryesor:
Zhbllokohet pas 5 orësh rruga e Arbrit, nis lëvizja e mjeteve në Qafë-Murrizë! Policia: Përdorni zinxhirë e goma dimri! Në Shkodër është 1120 hektarë tokë e përmbytur
M.Q./ReportTv.al