Zbardhja e vrasjes së Nikulajt, reagon Ndreu: Të gjithë ata që vazhduan tallavanë politike për një grusht votash, duhet të kenë pështirë nga vetja

26 Prill 2023, 19:17| Përditesimi: 26 Prill 2023, 19:19

  • Share

1674731040_Ndreu.jpg

Kandidati i PS për bashkinë e Lezhës, Pjerin Ndreu ka reaguar pas zbardhjes së vrasjes së biznesmenit, Ardian Nikulaj. Nëpërmjet një postimi në rrjetin social, Ndreu përgëzoi policinë e shtetit për zbardhjen e ngjarjes ndërsa tha se të gjithë ata që hodhën pretendime dhe akuza se ngjarja kishte prapavijë politike, duhet të kenë turp nga vetja.

“Një bravo e madhe për Policinë e Shtetit për zbulimin e shpejtë të ngjarjes së rendë të vrasjes së biznesmenit dhe Anëtarit të Keshillit Bashkiak, Ardian Nikulaj!

E gjithë lukunia e palacove që shpifën, sajuan, fantazuan, fërkuan duart, hodhën helm për një grusht vota duke abuzuar rëndë me humbjen e jetës së një pjesëtari të qytetit tone, qe bënë sikur u pikëlluan , por vazhduan tallavanë politike akoma pa u varros i ndjeri, duhet të kenë peshtirë nga vetja!

Lezha nuk jua ka borxh politikën e ndyrë me gjak, as marrjen e pushtetit me nxitje vëllavrasje e futje në konflikte të brendeshme!”-shkruan Ndreu.


Lajmi kryesor:

Nikulaj u ekzekutua për gjakmarrje, 6 në kërkim! U porosit e financua nga i afërmi i vëllezërve Lekstakaj, u vra nga një portugez, të përfshirë 4 britanikë (EMRAT)


B.V/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?