Zbardhet vendimi për përjashtimin e 3 deputetëve të Rithemelimit, çfarë u pa nga kamerat: Flakadanët që ndezi Korreshi u futën në Kuvend nga dy koleget

10 Nëntor 2023, 17:00| Përditesimi: 10 Nëntor 2023, 17:13

  • Share

1699632218_tymusekuvend1.jpg

Sekretariati i Etikës, ka zbardhur vendimin e marrë për përjashtimin me 10 ditë nga Kuvendi të Saimir Korreshit, Elda Hotit dhe Lindi Metaliajt, me kërkesë të Grupit Parlamentar në PS-së, pas kaosit në Kuvend këtë të enjte (10 tetor) në seancë plenare. Sipas vendimit nga pamjet filmike rezulton se Saimir Koreshi flakadanët që i ndezi në Kuvend, i ka marrë nga çantat e dy kolegeve të tij deputete.

"Nga pamjet filmike rezulton se deputet, Saimir Koreshi ka përdorur flakadane tymoes gjate zhvillimit të seancës plenare, pretendohet se deputetet Lindita Metali dhe Elda Hoti kane futur në sallën e seancave plenare flakadanes tymues që i mbanin në cantat, personale. Rezulton nga pamjet filmike se Saimir Koreshi flakadanet i merr në dy canta zonjash, (njëra ngjan ne ngjyre gri dhe tjetra në ngjyre kafe) të vendosura në tryezat e deputetëve të krahut te opozites ne sallën e seancave plenare, dhe me pas i perdor kéta flakadane tymi flakadanëve përhapet rreth tij dhe në sallën e Kuvendit Nga fotot qe shoqerojne kerkesen duket se dy çantar ku deputeti Saimir Koreshi merr flakadanet, i mbajne dy koleget deputete ndaj te cilave kerkohet mase disiplinore (foto në hyrje te salles se scances plenare, bashkangjitur kerkeses). Keto veprime vijne ne shkelje te Rregullores së Kuvendi dhe Kodit te Sjelljes dhe kune penguar zhvillimin normal të seancës plenare."

Vendimi i Sekretariatit

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, në bazë të nenit 10/2 dhe nenit 65/2, pika 1 të Rregullores së Kuvendit, në dt. 10.11.2023 shqyrtoi kërkesën me:

Kërkues:

Një grup prej 7 (shtatë) deputetësh të Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste

Objekt:

- Marrja e masës disiplinore ndaj deputetëve Saimir Koreshi, Lindita Metaliaj dhe Elda Hoti, sipas nenit 65/1, pika 1, gërma a) dhe pika 4, dhe neni 63. pika 1 gërma d), të Rregullores së Kuvendit dhe Kodit te Sjelljes së Deputetit, neni 3, pika dh) dhe e) dhe nenin 8, pika 2, gërma b) dhe neni 33.

- Thirrja e Mbledhjes së Sekretariatit për Procedural. Votimet dhe Etikën për vlerësimin dhe marrjen e mases disiplinore ndaj disa deputetëve.

Sekretariati u njoh me kërkesën e 7 deputeteve te Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste date 10.11.2023 dhe u mblodh në bazë të njoftimit date 10.11.2023 per mbledhjen e sekretariatit në datën 10.11.2023, në orën 15.00, në bazë të

- Nenin 65/2, pika 1 të Rregullores që parashikon se Mbledhja e sekretariatit zhvillohet brenda 48 orëve nga depozitimi i kerkeses" Nenin 10, pika 5 e Rregullores që parashikon se: 5. Rregullat e detajuara te funksionimit të sekretariateve, miratohen nga Byroja e Kuvendit Nenin 6, 7 dhe 8 te Rregullores "Per përcaktimin e Rregullave proceduriale te funksionimit të sekretariateve të Kuvendit të Shqipërisë", miratuar me vendim te Byrosë se Kuvendit nr. 53, date 13.05.2020. ku në nenin 6, pika 2 parashikohet se: "2 Mbledhja e sekretariatit si rregull thirret nga sekretari i cili përcakton rendin e dites. daten dhe oren e zhvillimit te saj Njoftimi sekretarit për thirrjen e mbledhjes shoqërohet me rendin e diter si dhe me çdo aka, informacion upo dokument tjeter, fcili do te merret ne shqyrtim apo qe u sherben anetareve te sekretariatit per diskutim ndërsa në nenin 7. pika 1 percaktohet se "I mbledhjet e sekretariatit jane te vlefshme kur ne to merr pjesë më shumë se gjysma e anëtarëve të sekretariatit…”

(Publiciteti i mbledhjeve), pika 1, parashikohet se mbledhjet e sekretariatit zhvillohen të mbyllura.

Në mbledhje morën pjesë anëtarët Klotilda Bushka, Aurora Mara dhe Klevis Xhoxhi, që përbëjnë kuorim e nevojshëm për vlefshmërinë e mbledhjes. Dy anëtarët e tjerë të sekretariatit Saimir Koreshi dhe Bledion Nallbati, u njoftuan për thirrjen e mbledhjes; anëtari Bledion Nallbati nuk mund të merrte pjesë në mbledhje, në bazë të vendimit nr.43, datë 31.10.2023 te Sekretariatit për Procedurat, Votimet dhe Etikën. Kolegu Saimir Koreshi nuk mori pjesë në mbledhje.

Gjithashtu, në bazë të nenit 65/2, pika 2 të Rregullores u thirrën për t'u dëgjuar deputetët ndaj të cilëve kërkohet marrja e masës disiplinore për shkelje të rënda të Rregullores së Kuvendit dhe Kodit të Sjelles së Deputetit, të cilët nuk morën pjesë.

Mbledhja u krye në distancë nëpërmjet mjeteve te komunikimit elektronik, platformes Zoom, sipas praktikave të mëparshme në bazë të rregullores së Kuvendit.

7 deputetët e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste në kërkesën e tyre për marrjen e masës disiplinore ndaj deputeteve Saimir Koreshi, Elda Hoti dhe Lindita Metaliaj lidhur me situatën e krijuar në seancën plenare të datës 09.11.2023, parashtrojnë se deputetët e opozitës me sjelljet e tyre në thyerje të rende te Rregullores së Kuvendit dhe të Kodit të Sjelljes së Deputetit të Kuvendit të Shqiperise, kryen veprime për të penguar zhvillimin normal të seancës plenare duke fatur dhe përdorur lende piroteknike (flakadane) në sallën e Parlamentit.

Sekretariati diskutoi shkeljet e pretenduara bazuar në pamjet filmike të sallës së seancës plenare te dates 09.11.2023.

Sekretariati për Procedurat, Votimet dhe Etikën, në vlerësim të sa parashtrohet në kërkesën e 7 deputetëve, dhe pamjeve filmike që mori në shqyrtim dhe pas diskutimeve, vlerëson se kërkesa – për marrjen e masave disiplinore ndaj tre deputetëve të opozitës është e drejte dhe duhet pranuar

Nga pamjet filmike rezulton se deputet, Saimir Koreshi ka përdorur flakadane tymoes gjate zhvillimit të seancës plenare, pretendohet se deputetet Lindita Metali dhe Elda Hoti kane futur në sallën e seancave plenare flakadanes tymues që i mbanin në cantat, personale Rezulton nga pamjet filmike se Saimir Koreshi flakadanet i merr në dy canta zonjash, (njëra ngjan ne ngjyre gri dhe tjetra në ngjyre kafe) të vendosura në tryezat e deputetëve të krahut te opozites ne sallën e seancave plenare, dhe me pas i perdor kéta flakadane tymi flakadanëve përhapet rreth tij dhe në sallën e Kuvendit Nga fotot qe shoqerojne kerkesen duket se dy çantar ku deputeti Saimir Koreshi merr flakadanet, i mbajne dy koleget deputete ndaj te cilave kerkohet mase disiplinore (foto në hyrje te salles se scances plenare, bashkangjitur kerkeses). Keto veprime vijne ne shkelje te Rregullores së Kuvendi dhe Kodit te Sjelljes dhe kune penguar zhvillimin normal të seancës plenare..

Për këtë arsye, sekretariati vlerëson se deputetët ndaj të cilëve kërkohet masa disiplinore kanë shkelur detyrimet e nenit 65/1, pika 1, germa a) të Rregullores së Kuvendit, pasi kanë kryer veprime që pengojnë zhvillimin e rregullt të seancës plenare si dhe nuk kanë respektuar nenin 3, gërma dh) dhe ë), neni 8, pika 2 gërma b) të Kodit Etik - Rregullat e Sjelljes në Kuvend.

Në fakt nga pamjet filmike të seancës plenare rezulton se që në nisje të seancës karriget e deputetëve janë hequr dhe me to është krijuar një barrikadë që pengon kalimin e deputetëve në foltore. Këto situata të ripërsëritura për bllokimin e veprimtarisë parlamentare janë anormale dhe pengojnë jo vetëm zhvillimin normal të seancës në shkelje të çdo norme të etikës parlamentare, por cënojnë dhe të drejtën e fjalës se deputetëve dhe ushtrimin normal të funksioneve kushtetuese në sallën plenare. Funksionimi normal i seancës plenare të Kuvendit prevalon mbi të drejtat e deputetëve, kur sjelljet e tyre vijnë në kundërshtim me Rregulloren dhe normat e Kodin e Sjelljes.

Sa më sipër Sekretariati per Procedurat, Votimet dhe Etikën në zbatim të nenit 10/2, pika 2 dhe 5, nenit 63, pika 1, gërma d), nenit 65/1, pika 1, gërma a) dhe nenit 65/2 te Rregullores së Kuvendit dhe neni 8 te Kodit te Sjelljes së Deputetit, me unanimitet

VENDOSI:

1. Marrjen e masés disiplinore "Përjashtim nga pjesëmarrja ne komisione dhe në seance plenare për 10 (dhjete) ditë për secilin nga deputetet Saimir Koreshi, Elda Hoti dhe Lindita Metaliaj, duke filluar nga data 13.11 2023 deri më datë 22.11.2023.

2. Ngarkohet "Shërbimi i Sigurisë në Kuvend" dhe Sekretari i Përgjithshëm i Kuvendit për zbatimin e këtij vendimi gjate veprimtarise parlamentare në Kryesinë e Kuvendit dhe në sallen e seancës plenare të Kuvendit.

3. Ky vendim mund te ankimohet nga deputeti brenda 2 (dy) ditëve prane Byrosë së Kuvendit.

(Kliko këtu për të parë dokumentin e plotë)


Lajmi kryesor:

Mbushën parlamentin me tym, përjashtohen me 10 ditë nga Kuvendi 3 deputetë të opozitës: Korreshi mori tymueset nga çanta e Hotit dhe Metaliajt


B.K/ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?