Elia Zaharia dhe Princ Leka

Zbardhet urdhri i gjykatës: Princi, të mos qëndrojë në Pallatin Mbretëror! Elia të largohet kur Leka II Zogu të takojë vajzën

11 Mars, 20:48| Përditesimi: 11 Mars, 20:58

  • Share

Zbardhet urdhri i plotë i gjykatës, që pajisi me urdhër mbrojtjeje Princin Leka II Zogu dhe Elia Zaharian, të cilët paditën njëri-tjetrin për dhunë.

Në dokument, sipas Top Channel, theksohet që Princi mund t’i afrohet Pallatit Mbretëror, vetëm në rastet kur do të takojë vajzën e mitur.

Pasi ka pranuar padinë e Elias, gjykata ka urdhëruar lëshimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes për të:

"Urdhërohet menjëherë i padituri Leka II Zogu të mos kryejë ose të mos kërcënojë se do të kryejë vepër dhune në familje ndaj paditëses Elia Zogu.

Urdhërohet menjëherë i padituri Leka II Zogu të mos i afrohet paditëses Elia Zogu, përtej një distance prej 5 metrash.

Urdhërohet menjëherë i padituri Leka II Zogu të mos qëndrojë në banesën ku jeton paditësja Elia Zogu, e cila ndodhet në adresën Rruga Murat Toptani, Vila Rezidenciale Mbretërore nr.6, Tiranë, me përjashtim të rasteve kur ka oraret e takimit me fëmijën e mitur, Geraldina Zogu.

I padituri Leka II Zogu ka të drejtë të takojë dhe të qëndrojë me fëmijën e mitur nga dita e hënë deri të premten, nga ora 16:00 deri në orën 18:00 dhe ditën e shtunë dhe të diel nga ora 11:00 deri në orën 13:00, marrja dhe dorëzimi i fëmijës do të realizohet në prezencën e dados."

Gjykata ka pranuar padinë edhe nga Princ Leka dhe ka lëshuar urdhrin e menjëhershëm të mbrojtjes për të:

"Urdhërohet menjëherë e paditura Elia Zogu të mos kryejë ose të mos kërcënojë se do të kryejë vepër dhune ndaj paditësit Leka II Zogu.

Urdhërohet menjëherë e paditura Elia Zogu të mos cenojë, kërcënojë paditësin Leka II Zogu.

Urdhërohet menjëherë e paditura Elia Zogu të mos i afrohet paditësit, banesës ku jeton paditësi Leka II Zogu, vendit të tij të punës apo vendeve të tjera që frekuenton, përtej një distance 5 metër.

Urdhërohet menjëherë e paditura Elia Zogu të mos qëndrojë në banesën ku jeton, e cila ndodhet në adresën Rruga Murat Toptani, Vila Rezidenciale Mbretërore nr.6, Tiranë, gjatë orareve të takimit të paditësit Leka II Zogu me fëmijën e mitur Geraldina Zogu.

E paditura Elia Zogu deri në marrjen e vendimit për vërtetimin e urdhrit të menjëhershëm të mbrojtjes, do të qëndrojë në banesën ku jeton aktualisht, e cila ndodhet në adresën Rruga Murat Toptani, Vila Rezidenciale Mbretërore nr.6, Tiranë.

Ky urdhër i menjëhershëm mbrojtjeje i fillon efekte që nga data 7 mars 2024.

Data e gjykimit për vërtetimin e këtij urdhri do të jetë në 21 mars, ora 114:00.

Ky vendim përbën titull ekzekutiv dhe ekzekutohet menjëherë nga Zyra e Përmbarimit.

Shkelja e këtij vendimi përbën vepër penale, sipas nenit 320 dhe 321 të Kodit Penal."

/Tch

B.K/ReportTv.al
Komento

Komente

  • elmira: 12/03/2024 12:57

    pallati i mbretit eshte i princ lekes e ka te trasheguar.

    Përgjigju
  • Suadi: 12/03/2024 11:13

    Gjinokracia godet perseri!

    Përgjigju
  • ALB Patriot: 12/03/2024 11:01

    Pallati i takon Lekes. Nuk ka "ligj" qe justifikon Zahariat, te mbajne Palltin Mbreteror.

    Përgjigju
  • Boss: 12/03/2024 00:17

    Shtepia eshte e Lekes dhe Jo e kesaj plehres

    Përgjigju
    • Qwert: 12/03/2024 09:28

      Po elia i pelqeu vetem per famen..po te ishte kaq e ndershme merrte vajzen edhe largohesh nga shtepia ..nuk behesh dot zot ne shpin e tjetrit o mik..

    • Zari: 12/03/2024 07:20

      Po kti gallofit kush ja dha shtepine? Apo gjyshi hajdut? Shko me toc kuklle shif noi telenovele turke se qenke trushplar komplet

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?