Foto ilustruese

Zbardhet udhëzimi i ministrisë për hapjen e kinemave: S'lejohet ushqimi dhe pijet në kinema, rezervim online dhe 15 minuta pushim mes shfaqjeve

15 Tetor 2020, 11:22| Përditesimi: 15 Tetor 2020, 12:04

  • Share

Zbardhet udhëzimi i ministrisë së Shëndetësisë lidhur me masat higjeno sanitare që do të zbatohen për hapjen e kinemave, të cilat kanë qëndruar të mbyllura për gati 7 muaj, që prej fillimit të pandemisë. 

Disa nga rregullat janë se rezervimi i biletave mund të bëhet vetëm online. Të mbahet maskë nga klientët dhe nga personeli gjatë gjithë kohës që janë në ambientet e brendshme të kinemasë. Nëse konstatohet një rast pozitiv duhet të pastrohet kinemaja.

Sipas MSH, të gjithë personat që do të futen në kinema, do t'iu matet temperatura dhe asnjë klient me temperaturë mbi 37.5 gradë nuk do të lejohet të hyjë në kinema. 

Për më tepër urdhërohet që nga shfaqja në shfaqje të ketë pushim jo më pak se 15 minuta, për të kryer pastrimin dhe ajrosjen e duhur. Po ashtu distancimi fizik do të jetë 1.5 m nga çdo klient teksa nuk lejohet ushqimi dhe pijet në kinema.

 

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?