Zbardhet takimi,ministri italian-
Metës:Të goditen trafiqet e drogës

3 Nëntor 2017, 16:47| Përditesimi:

  • Share
Është zbardhur takimi i Presidentit të vendit, Ilir Meta, me ministrin e Brendshëm italian, Marco Minniti. Duke vlerësuar partneritetin strategjik mes dy vendeve, Presidenti Meta u ndal në mënyrë të veçantë në bashkëpunimin e gjatë dhe intensiv për çështjet e sigurisë dhe të luftës kundër krimit të organizuar dhe terrorizmit.

Të dy bashkëbiseduesit përshëndetën rezultatet konkrete dhe koordinimin efikas mes organeve ligj-zbatuese në luftën kundër krimit të organizuar dhe trafiqeve të drogës dhe ndanë të njëjtin mendim se, në këtë luftë është shumë e rëndësishme që të mos ketë të paprekshëm dhe të goditen nivelet e larta të krimit.

Presidenti Meta vlerësoi rolin vendimtar të Italisë dhe të Antimafias italiane në luftën kundër krimit të organizuar dhe garantimin e një të ardhme më të sigurt në të dy brigjet e Adriatikut, si dhe theksoi se Shqipëria është sot në një moment shumë të rëndësishëm për ndërtimin e një ekonomie të shëndetshme e të qëndrueshme, larg burimeve kriminale.

Ministri i Brendshëm Minniti e konsideroi të rëndësishëm bashkëpunimin mes agjencive të të dy vendeve dhe shprehu angazhimin e tij për vijimin e mbështetjes italiane në forcimin e fuqisë goditëse kundra trafiqeve të drogave, si dhe të kapaciteteve investiguese.

d.c./shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?