Zbardhet takimi, çfarë diskutoi
Kryemadhi me Hahn e Vlahutin

10 Nëntor 2017, 09:45| Përditesimi:

  • Share
Kryetarja e LSI Znj. Monika Kryemadhi zhvilloi një takim me Komisionerin për Zgjerimin Z. Johannes Hahn. Takimi u zhvillua në Kryesinë e Kuvendit ku të pranishëm ishin dhe Ambasadorja e BE Znj. Vlahutin si dhe Kryetari i Grupit parlamentar të LSI-së, Z. Petrit Vasili. 

Znj. Kryemadhi i shprehu falenderimet Bashkimit Europian për mbeshtetjen e Shqipërisë në ecurine e procesit te integrimit europian si dhe per asistencën financiare nder vite per reformat integruese.

Në mënyrë të veçantë Kryetarja e LSI ka vlerësuar investimin e partnerëve ndërkombëtarë, BE dhe SHBA për Reformën në Drejtësi, por ka denoncuar bllokimin nga ana e maxhorancës aktuale të ngritjes së strukturave të Vettingut, të cilat janë shtylla kryesore të reformës.

Znj. Kryemadhi i parashtroi Komisionerit faktet për situatën e rënduar politike, ekonomike dhe sociale, ku theksi është vendosur te influenca direkte e krimit të organizuar në zgjedhjet e 25 qershorit, si dhe aktualisht në instancat shtetërore apo në qeverisje.

Kryetarja e LSI kërkoi nga Bashkimi Europian hapjen sa më të shpejtë të negociatave, si garanci per te luftuar bashkarisht krimin, drogen dhe korrupsionin qeveritar, per te rikthyer stabilitetin, ringritjen e shtetit te se drejtes dhe zhvillimin ekonomik te vendit.

Znj. Kryemadhi ndër të tjera theksoi nevojën për një rol më aktiv, denoncues dhe paralajmerues ndaj qeverise nga Bashkimi Europian, ku në në këtë situatë ku eshte Shqiperia eshte vendimtare jo per fatin politik te opozites por per fatin e vendit dhe shqiptareve.

Redaksia Online
D.T/Shqiptarja.com

  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?