Foto ilustruese

Zbardhet shuma/ Qeveria 3 mld lekë garanci sovrane për bizneset që tregtojnë produktet e shportës: Rrisni rezevrat ushqimore, nëse s’iu shiten, jua blen shteti

2 Prill 2022, 16:46| Përditesimi: 2 Prill 2022, 17:08

  • Share

TIRANË- 3 miliardë lekë do të jetë fondi në dispozicion për të gjitha bizneset përfaqësues të zinxhirit të furnizimit me mallrat e shportës, që do të duan të përfitojnë nga kjo kredi me garantues shtetin, me qëllim mbulimin e kapitalit qarkullues për lëndët dhe ushqimet bazë.

Garancia sovrane për importuesit e produkteve të shportës do të bëhet me qëllimin që bizneset të rrisin rezervat, në mënyrë që të mos ketë mungesë të produktit si pasojë e luftës në Ukrainë, që do të sillte për rrjedhojë edhe një rritje stratosferike të çmimeve. Sipas Ministrisë së Financave dhe Ekonomisë nuk janë saktësuar edhe kushtet që do të zbatojnë banka, por që garant do të jetë shteti.

Garancia sovrane për bizneset që tregojnë produktet e shportës u paralajmërua 3 ditë më parë nga kryeministri Edi Rama, ku saktësoi se nëse mallrat nuk do u shiten, stokun do ua blejë qeveria.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • I dyti nga radha: 02/04/2022 22:47

    Ne rregull detyrimi per rezerva,po blerja e garantuar nga shteti ( dmth parate tona) pse??do bleje mallrat e skaduar? Dhe keta qe vejne pikepyetje pas fjalise ,e kane kod per te tregu qe kan komentu?

    Përgjigju
  • Enki: 02/04/2022 18:13

    Mbeshtetje jo vetem me llafe per bizneset

    Përgjigju
  • ndrei: 02/04/2022 18:12

    se si mund te komentohet negativisht dhe kjo gje se kuptoj. po keta komentuesit kunder rames me duket se jane te gjithe te mbledhur me nje bodrum me ndonje dirigjent se ska mundesi

    Përgjigju
  • Joana: 02/04/2022 18:12

    Qellimi që bizneset të rrisin rezervat eshte nje politike shume e sakte sepse ne kete kohe lufte ka shume mungesa dhe duhet te rriten , do ja dalim te gjithe se bashku ????????

    Përgjigju
  • Turi: 02/04/2022 18:09

    Nje ndihme e madhe per bizneset tregtuese. Gjeja e duhur!

    Përgjigju
  • Moni: 02/04/2022 18:08

    E vetmja qeveri qe ka dhene suport ne cdo situate te veshtire per vendin , situata e rritjes se cmimeve eshte nje problem por me ane te ketyre paketave ju i jepni krah dhe i ndimoni , tja dalim te gjithe

    Përgjigju
  • Alban: 02/04/2022 18:07

    Super garanci sovrane ????????

    Përgjigju
  • enrdi: 02/04/2022 18:07

    shume mire, shteti duhet te beje gjithcka qe te siguroj qendrueshmerine e dtregut vendas, cmimeve te produkteve dhe vazhdimesise e produkteve

    Përgjigju
  • Popi: 02/04/2022 18:07

    Kjo gje eshte nje lehtesim vertete i madh per produktet e shportes.Ju lumte per keto hapa qe keni ndermarr ne te miren e qytetareve.

    Përgjigju
  • Alban: 02/04/2022 18:05

    Super suport per te gjithe bizneset ????

    Përgjigju
  • Biznesmeni: 02/04/2022 17:44

    Fiks fare, ua ble shteti pa pagese. Mashtrim rilindasish...

    Përgjigju
    • Biznesmeni i vogel: 02/04/2022 18:07

      Po a i lexon se ca thot apo jo o bizi se qeke fare ti

  • Drini: 02/04/2022 17:35

    Dmth firmat do blejne mallra skadence ose ne kufij te saj , do i thone qeverise se nuk na i blene mileti per shkak te cmimeve. Keto mallra te skaduara pastaj do i bleje qeevria per t'i shperndare kur te vije fushata si ndihme per familjet ne nevoje. Shkurt do pastrojne magazinat e "te jashtmeve" Lideri yne do thote qe e mposhtem Rusine. Te permjersha keshilltaret o Lider, se ti je katran me boje!

    Përgjigju
  • Idiote e me idiote: 02/04/2022 17:16

    Qesharake fare idiotesite e rilindasve, kto si beson me as femija e jo me qytetari e bizneset.????

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?