Zbardhet propozimi i KQZ-së/ Ja hapat që duhet të ndjekë një emigrant që do të votojë! Gabimi që do i ‘kushtonte’

3 Gusht 2022, 09:33| Përditesimi: 3 Gusht 2022, 14:32

  • Share

TIRANË- Çdo emigrant që ka më shumë se 3 muajsh jashtë Shqipërisë do të ketë të drejtën që të votojë atje ku e ka vendbanimin , por për të gëzuar këtë mundësi duhet që të paraqesë paraprakisht një kërkesë.

Report Tv ka zbardhur propozimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, në të cilën thuhet se çdo emigrantë duhet të paraqesë kërkesë që do të marrë pjesë në votim, jo më vonë se 15 ditë që nga shpallja e datës së zgjedhjeve nga ana e kreut të Shtetit. Kjo kërkesë do të bëhet në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve në faqen e internetit ose edhe nëpërmjet aplikacionit zyrtar të KQZ-së. Sipas propozimit, emigranti do të duhet të plotësojë një formular me të dhënat e tij personale, gjeneralitetet si edhe një foto të dokumentit identifikues, mund të jetë ai shqiptar, por edhe të shtetit ku ai banon. Duhet theksuar se nëse votuesi nga jashtë nuk ka deklaruar vendbanimin, atëherë kërkesa nuk do të jetë e vlefshme.

Megjithatë, ai do të njoftohet që kërkesa i është refuzuar, por do të ketë mundësi të dytë për të riplotësuar formularin. Më pas të dhënat do të shqyrtohen nga KQZ-ja. Çdo parti do të ketë të drejtën që të sigurojë listën e emigrantëve që kanë marrë pjesë në votim.  Ky është një dokument i cili është në fazën e propozimit dhe do u dorëzohet çdo deputeti.

Brenda vjeshtës së vitit 2023 duhet të jetë gati procesi për votimin e emigrantëve nga jashtë vendit e për këtë kreu i KQZ-së, Ilirjan Celibashi theksoi më herët se duhet dakordësi e plotë e të gjitha palëve politike. Palët parimisht kanë rënë dakord për votën e emigrantëve, por nuk kanë gjetur gjuhën e përbashkët se si kjo të bëhet realitet.

(Kliko këtu për të lexuar dokumentin e plotë)

B.K.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Mendoni se lufta ndaj nëndeklarimit të pagave do rrisë ndjeshëm pensionet?