Renis Fejzolli

Zbardhet nga policia greke plagosja e Renis Fejzollit dy javë më parë në Athinë, në kërkim tre të rinj (EMRAT)

23 Shkurt, 15:26| Përditesimi: 23 Shkurt, 15:29

  • Share

Policia greke ka arritur të zbardhë plagosjen e 34-vjeçarit shqiptar Renis Fejzollit në Athinë, mëngjesin e së premtes më datë 2 shkurt. Për ngjarjen policia greke ka shpallur në kërkim Marios Tralo, 20 vjeç nga Durrësi, Anastasios Dushku, 18 vjeç dhe Dhimitrios Zisis, 20 vjeç, raporton Top-Channel. 

Mësohet se njëri prej 20-vjeçarëve kishte njohje me Fejzollin. Ata kishin një mosmarrëveshje mes tyre për shkak të një borxhi që 34-vjeçari kishte ndaj tij. Ata e kishin lënë të takoheshin në zonën Botanikos. 20-vjeçari së bashku me dy të tjerë, janë afruar me makinë dhe e kanë qëlluar me armë Fejzollin, i cili u plagos.

Më pas autorët janë larguar, ndërsa shqiptari i ka kërkuar ndihmë një patrulle policie që kaloi aty pranë. Ai u dërgua në spital për mjekim dhe mundi t’u mbijetojë plagëve. Në vendngjarje u sekuestrua një biçikletë, një pistoletë me karikator, e cila përmbante dy gëzhoja. Bëhet me dije se të pandehurit, kanë qenë të dënuar më parë për një sërë veprash penale.

G.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?