Foto ilustruese

Publikohet lista e kandidatëve për postet drejtuese në Universitete/ LISTA

10 Maj 2020, 18:13| Përditesimi: 10 Maj 2020, 19:32

  • Share

Lista e kandidatëve për rektorë në universitetet është publikuar, ku Artan Hoxha, dekani i Fakultetit të Drejtësisë vijon të mbetet i vetmi kandidat për Rektor të Universitetit të Tiranës.

Komisioni Institucional i Zgjedhësve ka shpallur Listën për kandidatë për “ Rektor” dhe “ Anëtar i Senatit Akademik” përfaqësues nga personeli akademik dhe i studentëve. Ndërkohë, është publikuar edhe lista me kandidatët për drejtues të Departameve në Fakultetin e Historisë dhe Filologjisë, ku Sabri Laçi vijon të jetë i vetmi kandidat për dekan.

Listat janë përpiluar para shtyrjes së datës së zgjedhjeve dhe para shkarkimit si pedagoge të Majlinda Ketës, kryetares së Komisionit Institucional të Zgjedhjeve. Mynyr Koni, rektori i Universitetit të Tiranës e shkarkoi para disa ditësh, por ajo nuk e njeh vendimin, duke e kthyer në një çështje delikate mes tyre.

Sipas shënimit në listë, ajo është e vlefshme, edhe pse më datë 08.05.2020 është vendosur shtyrja e zgjedhjeve nga Ministria e Arsimit prej gjendjes së pandemisë së COVID-19.

Kujtojmë se paraditen e së premtes, ministrja e Arsimit Besa Shahini vendosi që të shtynte datën e zgjedhjeve deri në një afat të pacaktuar për shkak të gjendjes së fatkeqësisë natyrore.

(Kliko këtu për të lexuar listën e kandidatëve për rektorë në Universitete)

Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?