Zbardhet dinamika e vrasjes në Tiranë, Duka u qëllua pas një sherri në market, ndërroi jetë në spital

14 Dhjetor 2021, 07:54| Përditesimi: 14 Dhjetor 2021, 09:02

  • Share

 

Report Tv mëson të tjera nga vrasja e të riut Jurgen Duka (Mëziri) në Tiranë. Mësohet se Duka dhe shoku i tij O.D., kanë hyrë në market dhe pas një debati, ka filluar një konflikt me një person tjetër të paidentifikuar ende. Sherri ka agravuar dhe ky i fundit ka qëlluar Dukën me armë zjarri duke e lënë fillimisht të plagosur, ndërsa më pas 29-vjeçari ka ndërruar jetë në Spitalin e Traumës. Nga verifikimet e kryera rezulton se viktima është person me precedent të mëparshëm kriminal. Jurgen Duka mësohet se është arrestuar në vitin 2020 në kuadër të një operacioni anti-drogë mes Shqipërisë dhe Italisë ku u prangosën edhe disa persona të tjerë.


Lajmi kryesor:

Agjenti i krimeve të Dibrës vret 29-vjeçarin në një market në Tiranë! Ja video e momentit të ekzekutimit, në xhepat e të riut u gjet kokainë! Polici në arrati


//ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?