Zbardhet dëshmia e vajzës që ndihmoi Orges Bilbilin të fshihej: Njihja shokun e tij, flisnim në Facebook po m'u prezantua me emër tjetër

21 Prill 2020, 11:33| Përditesimi: 21 Prill 2020, 12:41

  • Share

TIRANË- Report Tv zbardh deklaratën përpara grupit hetimor të vajzës që ndërmjetësoi për të lidhur kontratën e qirasë për Orges Bilbilin dhe A.Kaloshin e shpallur në kërkim. Burime konfidenciale bë me dije se në deklaratën e dhënë, vajza me inicialet J.Xh ka thënë se nuk e njihte Bilbilin, por se kishte lidhje me A.Kaloshin. Ajo është shprehur e kishte pasur kontakte me A. Kaloshin në rrjetin social Facebook, duke shtuar se nuk e njohte si A, Kaloshi, por me emrin "Mario". 

Orges Bilbili u arrestua në Tiranë disa ditë më parë teksa vendi ishte në shtetrrethim.  Ai u spikat dje në rrugë nga një efektiv i forcave Shqiponja në zonën e Xhamllikut në Tiranë, ku pasi efektivi i kërkoi kartën e identitetit, Bilbili nxori armën nga çanta dhe në një moment pasi ka vrapuar dhe është ndjekur nga efektivi, i ka nxjerrë armën duke i thënë të largohet ose ndryshe do ta qëllojë. Efektivi e mori situatën në dorë ku ka mundur që pas një të shtëne në ajër dhe në kushtet kur Orges Bilbili nuk po dorëzohej, e ka plagosur në këmbë. Nga kjo ngjarje, u plagos në këmbë edhe një qytetare këmbësore e rastësishme me inicialet M.P, jashtë rrezikut për jetën. Pas më shumë se dy vite në kërkim për atentate, vrasje e ngjarje të tjera kriminale, Orges Bilbili  lëvizte nëpër Tiranë lirshëm e ndër të tjera me armë me vete.

Kush është Orges Bilbili
Në tetor 2019, Orges Bilbili së bashku me Lart Haxhiun, vranë Besmir Hidën 40 vjeç, baba i dy fëmijëve, i cili u ekzekutua në qendër të qytetit të Lushnjes teksa ishte duke pirë kafen në katin e dytë të një lokali. Po ashtu ai është i përfshirë edhe për ngjarjen e 11 shtatorit 2017 pranë policisë së Lushnjes ku humbën jetën Jurgen Hoxha dhe Samir Latifi. Bilbili njihet si bashkëpunëtori i Laert Haxhiut në vrasjet e Lushnjes në 2017, rezulton se është dënuar me 7 vite e 4 muaj burgim për trafikim lëndësh narkotike. Bashkë me Haxhiun, Orges Bilbili është i dyshuar edhe për atentatin, ku u plagosën Xhulio Shkurti (nipi i Aldo Bares) dhe Sajmo Xhelili, ndërsa ka qenë i përfshirë edhe në dosjen e pilotit italian të drogës Giorgo Riformato.

B.K.//ReportTv.al
Komento

Komente

  • Taulant: 21/04/2020 18:54

    Kur bejne dhe keto shurrdhesat si te zgjuara. Nuk e njihja me emrin e vertete, por mora shtepi me qira per llogari te tij.

    Përgjigju
  • Juju: 21/04/2020 12:05

    Normalisht duhet te isolohen sepse e transmetojne te ne popullsia qe rrime brenda .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?