Policia ka zbardhur atentatin ndaj 24-vjeçarit, Tajar Fetiu, mbrëmjen e kaluar në Berat.
Policia ka identifikuar dhe shpallur në kërkim shtetasit: Arnold Azizolli, 30 vjeç dhe Amarildo Dule, 30 vjeç, të dy banues në Berat.
Shpallja në kërkim e këtyre shtetasve u bë pasi mbrëmjen e djeshme, në lagjen "Dëshmorët e Kombit", në rrugën "Xhamia e Sahatit" kanë plagosur me armë zjarri shtetasin Tajar Fetiu, 24 vjeç, banues në Berat.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Berat, për veprime të mëtejshme.
Lajmi kryesor:
Atentat pranë banesës 24-vjeçarit në Berat, ndiqet nga pas dhe qëllohet me 6 plumba! Plagoset i riu që sapo ishte kthyer nga Londra! Në kërkim dy autorët
M.Q./ReportTv.al