Zbardhen tre raste të vjedhjeve në Unazën e Re, në hetim 3 të mitur dhe një grua

27 Nëntor 2023, 13:06
  • Share

Policia e Tiranës ka zbardhur tre raste të vjedhjeve në Unazën e Re. Në hetim sipas policisë janë vënë tre të mitur dhe një grua.

Sipas policisë 41-vjeçarja S.P, banuese në Tiranë dyshohet se ka vjedhur një shumë parash në një banesë në rrugën "Foto Xhavella".

Ndërkohë 3 të miturit, 15 dhe 16 vjeç, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, dyshohet se kanë vjedhur produkte të ndryshme, në dy biznese në rrugën "Teodor Keko".

Vijon puna për dokumentimin e vjedhjeve të tjera që mund të jenë kryer nga 3 të miturit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

M.Q./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A jeni dakord që personat e së njëjtës gjini të martohen ligjërisht?