Kronikë

Zbardhen propozimet e Fatbardh Kadillit për ndryshimet në statutin e PD: Kryetari ose bëhet Kryeministër, ose largohet nga drejtimi i partisë pa pasur të drejtë të marrë pjesë në garë

6 Korrik 2021, 10:44| Përditesimi: 6 Korrik 2021, 14:58

  • Share

TIRANË- Në prag të mbajtjes së Kuvendit Kombëtar, Fatbardh Kadilli ka zbuluar një pjesë të propozimeve të tij për ndryshimin e statutit, të dorëzuara disa më parë, në kryesinë e PD. Ashtu sikurse kishte paraqitur në platformën e tij politike, Kadilli propozon që në statut të sanksionohet mandati 4 vjeçar i kryetarit. Kurse kryesia, duhet të jetë një qeveri hije, që kur kjo forcë politike të vijë në pushtet, anëtarët e kryesisë të përbëjnë kabinetin e ri qeveritar.

“Kryetari i Partisë zgjidhet për një mandat katër vjeçar, i cili mbaron ose rinovohet automatikisht me shpalljen e rezultatit të zgjedhjeve; Kryetari i Partisë ose bëhet Kryeministër, ose largohet nga drejtimi i partisë pa pasur të drejtë të marrë pjesë në garën e radhës.Kryetari krijon Kabinetin Qeveritar / në opozitë Kabinetin në hije”, thuhet në dokument.

Kadilli kërkon që qeveria hije të nis punën me ekipet e saj para se partia të vij në pushtet.

“Çdo Ministër Hije (Zëdhënës) ngre departamentet e nevojshme për të mbuluar fushën që ka në kompetencë dhe emëron ekipet politike qendrore dhe lokale të fushës së tij të kompetencës/veprimit politik”, citohen në dokument.

Një këshill i të urtëve  e përbërë nga 3 persona me kontribute të rëndësishme, me mandat 6 vjeçar të përzgjedh strukturat drejtuese të partisë, kërkon ish-rivali i Bashës.  

 “Këshilli i të Urtëve emëron Administratorin e Përgjithshëm, me funksionet e Sekretarit të Përgjithshëm; Sekretariatin për Etikën; Sekretariatin për Zgjedhjet në Parti; Sekretarin për Organizim dhe Burime Njerëzore; Sekretariatin për Çështjet e Statutit; Sekretariatin për Administrimin e financave të parties”, kërkon Kadilli.

Megjitjatë, pavarësisht këmbënguljes së Fatbardh Kadillit për të gjetur mbështetjen e anëtarësisë blu për ndryshimet në statut, propozimet e tij do të kalojnë së pari filtrin e komisionit të Posaçëm statusor e më pas të Kryesisë që të shtunën do të përzgjedhë propozimet të cilat do ti dërgohen për miratim Kuvendit Kombëtar.

B.K./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?