Zbardhen mbishkrimet e Tepelenës
për betejën e Lepantos

8 Dhjetor 2013, 05:40| Përditesimi:

  • Share
VENECIA- Një konferencë shkencore mbi Ballkanin dhe marrëdhëniet e Shqipërisë me Venecian në veçanti do të prezantoj projektin e Universitetit Ca Foscari në Delvinë mbi Delvinën multikulturore këto ditë ën Venecia. Në këtë projekt do të përfshihen kërkimet në këtë zonë mbi marrëdhëniet e komuniteteve të krishtera dhe myslimane dhe harmonia e tyre shekullore. Po kështu Prof Machiarela prezanton projektin për shpëtimin e Kishës së Mesopotamit dhe studimin e historisë së saj. Ndërsa otomanisti i njohur Mehmet Tutuncu prezanton mbishkrimet osmane ne Jugun e Shqipërisë në veçanti së bashku me mbishkrimet e mbledhura nga Auron Tare, të cilat do të të botohen si një korpus i veçantë.

Po kështu do të prezantohen mbishkrimet e gjetura në Pllakën e Tepelenës ku flitet për informacione shumë të rëndësishme për kontributin e personaliteteve nga kjo zone në Betejën e famshme te Lepantos. Thelbi i këtij takimi do të jetë multidisiplinor, duke filluar nga historia deri te arkeologjia, filologjia, gjuhësia dhe letërsia, historia e artit dhe arkitekturës, restaurimi i monumenteve. Me këtë rast do të paraqiten edhe me dy vëllimet “Trashëgimia osmane në Algjeri” dhe sprova e Ismail Kadaresë. Dhu.Ha.

Shkrimi u publikua sot (08.12.2013) në gazetën Shqiptarja.com (print)

Redaksia Online
(d.d/shqiptarja.com
)

  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?