Pamje nga vendngjarja

Zbardhen detaje nga vrasja e të riut shqiptar në Britani, 25-vjeçari u masakrua 16 herë me thikë! ja kush ishte dëshmitari që u 'shpëtoi' agresorëve

11 Gusht 2023, 14:05| Përditesimi: 11 Gusht 2023, 14:42

  • Share

Pothuajse dy vite pas vrasjes së 25-vjeçarit shqiptar në Brirtani, Xhovan Papaj, mediat britanike kanë zbuluar detaje të reja nga ngjarja e 4 dhjetorit të 2021-t, në fermën e kanabisit në Kent.

Mësohet se Xhovan Papaj, i cili u qëllua për vdekje nga disa persona pas një sherri në Britani të Madhe, kishte telefonuar një punonjës të sallës operative, i cili dëgjoi në telefon vrasjen e të riut shqiptar, teksa u godit për vdekje 16 herë me thikë, nga një bandë që u fut për të grabitur fermën e kanabisit, në një banesë të fortifikuar në Kent.

Të akuzuar për vrasjen e shqiptarit janë Kelvin Amoako, 19 vjeç, Ciaran Steëart, 19 vjeç, dhe Bartosz Malaëski, 28 vjeç, të cilët janë shpallur fajtor për vrasje.

Ndërsa oficerët e policisë akuzuan gjithashtu Donte Simpson-Palmer, 18 vjeç, Mohammed Miah, 25 vjeç dhe Nathan Turner, 28 vjeç, si bashkëpunëtorë të një komploti për të grabitur fermën.

Sipas asaj që shkruan DailyMail, mësohet se i riu shqiptar, telefonoi policinë dhe qëndroi në linjë për 14 minuta dhe 50 sekonda, duke iu treguar se çfarë po ndodhte.

“Përveç bisedës, operatori mundi të dëgjonte gjërat që u thanë nga të tjerët, zhurmat dhe britmat e viktimës pak para se të vdiste. Xhovan Pepaj u dhunua fillimisht dhe më pas u sulmua për vdekje,ndërkohë që një prej autorëve dëgjohet duke thënë se tashmë ai ka vdekur”, shkruan DailyMail.

Prokurori tha se banda, u fut në shtëpinë ku qëndronte 25-vjeçari shqiptar me disa makina në mes të natës për të vjedhur kanabisin.

“Ata u futën në banesë në orën 03:24 dhe në atë kohë, Pepaj fillimisht mori në telefon ortakët e tij, të cilët mbërritën rreth 10 minuta më vonë. Por sipas prokurorit, grupi i shqiptarëve që kishin nën pronësi fermën me kanabis nuk arritën të kalonin nga dera e kyçur, që ishte vendosur në fillim të shkallëve për të mbrojtur aktivitetin e tyre.Pepaj ndërkohë kishte mbetur i bllokuar brenda me Amoako, Steëart and Malaëski, të cilët e goditën për vdekje 25-vjeçarin. 3 autorët e dyshuar u hodhën nga një dritare dhe arritën t’i iknin si shqiptarëve, ashtu edhe policisë ”, shpjegoi Prokurori.

Disa minuta më vonë, thuhet se njëri nga autorët i dërgoi një mesazh në Snapchat një shoku, të cilit i tha: “Sapo vrava dikë”.Gjyqi për personat në fjalë pritet të zgjasë edhe disa javë, deri sa për ta të jepet dënimi.

M.T//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?