Zbardhen amendamentet e propozuara nga PD në draft-rezolutën e Shqipëri-PE: Të merren masa që mos të dalin të dhënat personale

1 Dhjetor 2022, 15:11| Përditesimi: 1 Dhjetor 2022, 15:15

  • Share

1658306444_unnamed.jpg

Partia Demokratike ka propozuar disa amendamente në draft-rezolutën e përbashkët të komunitetit Ndërkombëtar Shqipëri-BE për Stabilizim Asocimin. Në amendamentet që ka propozuar Partia Demokratike, shprehet shqetësimi për faktin se vendet e Ballkanit Perëndimor, janë viktima të sulmeve kibernetike. PD apelon që të merren më shumë masa të autoriteteve shqiptare për të parandaluar përsëritjen e shkeljeve masive të të dhënave personale.

‘Shpreh shqetësimin e tij për faktin se vendet e Ballkanit Perëndimor përballen me nivele veçanërisht të konsiderueshme të ndërhyrjeve të huaja dhe fushatave dezinformuese dhe janë viktima të sulmeve kibernetike; bën thirrje, në këtë drejtim, dënon aktivitetet dhe sulmet kibernetike kundër Shqipërisë dhe vendeve të tjera të Ballkanit Perëndimor. Ne nuk duhet të tolerojmë sulmet kibernetike që synojnë infrastrukturën dhe shërbimet dixhitale.

Mbështet dhe apelon për më shumë masa të autoriteteve shqiptare për të parandaluar përsëritjen e shkeljeve masive të të dhënave personale dhe përafrimin e legjislacionit kombëtar me Rregulloren e Përgjithshme të BE-së për Mbrojtjen e të Dhënave (GDPR); i bën thirrje BE-së dhe shteteve anëtare të saj që t'i ofrojnë Shqipërisë, si dhe aleatëve të tjerë të Ballkanit Perëndimor, ndihmën e nevojshme;’- thuhet në një nga amendamentet e PD-së.

Ndërkohë një tjetër amendament i propozuar nga opozita, është edhe për rolin e Kuvendit në sigurimin si dhe rëndësinë e forcimit të transparencës, llogaridhënies dhe gjithëpërfshirjes së procesit të integrimit të vendit në BE. Po ashtu i bëhet thirrje qeverisë, parlamentit dhe të gjitha forcave politike të punonjë së bashku, pasi ky proces është një prioritet i kombit.


Lajmi kryesor:

Miratohet Rezoluta në mbledhjen e komitetit PE-Shqipëri! Pjesë e saj edhe amendamentet e propozuara nga PD por me ndryshime të vogla


M.Q./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?