Ilnisa Agolli

Zarf i Zi në shtëpinë e Big Brother! Ilnisa ka thyer rregullat, ja çfarë vendosi Vëllai i Madh

23 Shkurt, 22:55
  • Share

Ilnisa Agolli ka thyer rregullat dhe në shtëpinë e Big Brother VIP ka mbërritur Zarfi i Zi.

Pavarësisht se është njoftuar Ilnisa ka fikur mikrofonin disa herë. Për këtë arsye si dënim, ajo do të jetë e padukshëm nga banorët.

Ata nuk duhet të komunikojnë dhe reagojnë në asnjë moment për të, ndryshe do të dënohen.

“Gjatë këtyre ditëve Vëllai i Madh ka vënë re se Ilnisa ka thyer një ndër rregullat kryesorë të formatit, atë të ndezjes së mikrofonit. Duke qenë se ky rast është i përsëritur, Ilnisa është e padukshme në shtëpi. Banorët nuk do të flasin, kthejnë përgjigje dhe të reagojnë me të. Ata që do ta thyejnë këtë rregull do të dënohen nga Vëllai i Madh”, shkruhej në Zarfin e Zi.

B.K/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?