VIDEO/ Zaptuan hapësirën publike në plazhet e Ksamilit, nën hetim 2 administratorët! Sekuestrohen 432 shezlongë dhe 216 çadra

18 Gusht 2023, 10:51| Përditesimi: 18 Gusht 2023, 11:02

  • Share

Dy persona janë vënë nën hetim nga policia, pasi kishin zënë hapësirën publike duke vënë çadra dhe shezlongë në mënyrë të paligjshme në plazhet e Ksamilit.

Administratorë të dy bizneseve që kishin vendosur shezlongë dhe çadra jashtë lejes nga autoritetet, u vunë në hetim, pasi policia zbuloi shkeljet gjatë operacionit të koduar “Plazh i lirë” në Ksamil.

Gjatë aksionit u sekuestruan 432 shezlongë dhe 216 çadra që ishin vënë pa autorizim tek “Pema e Thatë” dhe “Laguna”.

Administatorët e stacioneve të plazhit ndër të tjera nuk deklaronin të ardhurat që gjeneronin nga ky aktivitet dhe siç bën të ditur policia, ata do të hetohen për dy vepra penale “Pushtimi i tokës” dhe “Fshehja e të ardhurave”.

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • I zoti shezllonave: 18/08/2023 14:05

    Une i hoqa vet shwzllonat se mbaroi plazhi mot do ti thyej ne mes shqiptaret bam nga 50 euro copa ..flisni nga inati ju haha

    Përgjigju
  • KÇK: 18/08/2023 12:35

    216 cadra? Po Ksamili aq eshte gjithsej, dmth paska qene komplet i zaptuar pa leje.

    Përgjigju
  • aman aman: 18/08/2023 11:43

    Sikur te jete vetem Ksamiliii?Kudo plazhe private jane nga veriu ne jug.Palacot e fshatrave dhe ata qe merren me pislleqe kane zaptuar cdo gje hapesire publike,ne momentin qe fusin nen dore te politikaneve ryshfete ashtu do katandisemi.Peshku eshte qelbur nga koka ketu tek ne.Flasin per ligje dhe rregull por te paret jane ata vet qe nuk i zbatojne.

    Përgjigju
  • Sarandjoti: 18/08/2023 11:18

    Shqiptaret jane shum te pa bindur! Veç saksioneve te renda mund te marin vesht,perseri nuk kam besim,ketij qe ka zaptuar ambjentet private nuk i kane dalur,por dojne perseri per te kapur same teper.Ketij ti hiqet liçenca per 10 vite shihni ae perserit mo zaptimin.

    Përgjigju
  • Tao: 18/08/2023 11:04

    Sistemojeni situaten neper plazhe se u bene fshataret pronare dhe s'pyesin me per njerzillek dhe kulture, le qe s'kane lene hapesire per plazh publik e s'paguajne tatime hic. Deri dje te lepinin kembet kur u shkelqje ne kasollen/lokal qe perdornin, ndersa sot arroganca ne kulm, 30 Euro cadrat e bejne sikur s'te njohin.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?