Aksioni i policisë në Ksamil

Zaptimi i plazheve publike, ministri Balla: Vija bregdetare është pasuri kombëtare dhe i takon popullit e jo abuzuesve

18 Gusht 2023, 12:40| Përditesimi: 18 Gusht 2023, 12:45

  • Share

Ministri i Brendshëm Taulant Balla ka përshëndetur aksionin e Policisë së Shtetit për lirimin e hapsirave bregdetare publike të zaptuara nga të ashtëquajturit pronarë të plazheve.

Përmes një postimi në rrjetet sociale Balla shprehet se Policia e Shtetit po bën detyrën ndaj vendit e pushuesve dhe do të garantojë “plazhe të lira” në të gjithë vijën bregdetare duke theksuar se kjo pasuri kombëtare i takon popullit dhe jo abuzuesve të çdo kategorie.

“Pushtimi i plazheve apo hapsirave bregdetare publike nga individë që shkojnë e vendosin çadrat dhe ulëset e tyre, pa asnjë lloj lejeje dhe kontrate me shtetin, është një fenomen në zhdukje, por ajo që më habit është guximi i ndonjërit që mendon se nuk e shohim. Policia e Shtetit po bën detyrën ndaj vendit dhe pushuesve dhe do të garantojë “plazhe të lira” në të gjithë vijën tonë të bukur bregdetare. Kjo pasuri kombëtare i takon popullit dhe pushimet u takojnë njerëzve, jo abuzuesve të çdo kategorie”, shkruan Balla.

 

M.T/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Agroni: 18/08/2023 15:38

    Hajde shikoni ca behet te Rilinda resort,40000 peke shezlloni.

    Përgjigju
  • Populli: 18/08/2023 14:09

    Haha po policia tani u kujtua qe mbaruan pushimet hahaeh shqiperi e shkret qe dolen ca zagar dhe zaptuan plazhin e popullit

    Përgjigju
  • anna: 18/08/2023 13:34

    Zoti minister shiko nje video qe krenohet kryeministri me plazhin e Shengjin ku asnje meter vend nuk ka per popullin qe nuk ka munsi financiare per te marre nje shazllon .Po ksaj cfare i thua .

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?