Zana Shuteriqi: Feim Ibrahimi, artisti
që sfidoi kornizat

23 Tetor 2012, 15:27| Përditesimi:

  • Share
TIRANË- Akademia përkujtimore për kompozitorin Feim Ibrahimi "Artist i Popullit" (1935-1997), u çel dje me një mini-ekspozitë të krijimtarisë së tij në mjediset e Qendrës së Kulturës dhe Botimeve të Mbrojtjes. Në mesin e kësaj ekspozite gjendej edhe partitura e veprës "Rapsodia shqiptare" që daton në vitin 1972.

Ndërkohë në përkujtimore u lexuan edhe kumtesat me temë "Vendi i Feim Ibrahimit në kulturën muzikore shqiptare", nga Prof. Dr. Z Shuteriqi, Prof. as. Nestor Kraja, Dr. Eno Koço, Edmond Buharaja, Saimir Skënduli, etj. Në fjalën e tyre, referuesit e spikatën Feim Ibrahimin si një nga personalitetet më të spikatura të muzikës shqiptare që prej viteve 1970 e më tej. Gjithashtu, Dr. Zana Shuteriqi u shpreh: "Feim Ibrahmi u përpoq me të gjithë mënyrat të sillte një muzikë antidogmatike, antiideologjike, jashtë kornizave të kohës, etj”.

Në përshëndetjen e saj bashkëshortja e kompozitorit, Vera Ibrahimi, pasi foli për partiturat dhe rapsodinë shqiptare, tha se këto partitura kërkojnë më shumë vëmendje për të mos u prishur më tej.

"Nuk bëhet asgjë për ruajtjen e këtyre partiturave dhe e them këtë, jo vetëm për Feimin, por për të gjithë kompozitorët që nuk janë më dhe ata të rëndësishmit numërohen me gishta. Unë i ruaj partiturat që kam në shtëpi me fanatizëm, por në kushtet e shtëpisë ato dëmtohen çdo ditë që shkon", tha ajo duke bërë apel për subvencion nga organizmat shtetërore që të ndërhyjnë për dixhitalizimin e këtyre partiturave, të cilat janë shkruar të gjitha me laps në ato kohë dhe lapsi fshihet.

Feim Ibrahimi, një figurë qendrore e muzikës shqiptare të shekullit XX, zë një vend të rëndësishëm në kulturën tonë kombëtare. Ai njihet si kompozitori i filmave shqiptarë me temë heroike si: "Ngadhënjim mbi vdekjen", "Kur zbardhi një ditë", "Pylli i lirisë", "Shembja e idhujve", "Ballë për ballë", etj.
(Intervista u publikua sot në gazetën Shqiptarja.com)
(eç/shqiptarja.com)

  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?