Zaloshnja: Vlerësimi i shqiptarëve të thjeshtë për SPAK-un tregon se reformimi i sistemit të drejtësisë po funksionon

7 Prill, 08:51| Përditesimi: 7 Prill, 09:06

  • Share

Nga një sondazh që po drejtoj në terren, me anketim të drejtpërdrejtë të qytetarëve nga Konispoli në Vermosh, rezulton paraprakisht se rreth 60% e shqiptarëve anojnë nga vlerësimi pozitiv për SPAK-un në luftën kundër korrupsionit (vetëm 27% negativ).

Rreth 67% e 4500 lexuesve të Shqiptarja.com kanë dhënë aktualisht vlerësim pozitiv online për punën e SPAK-ut (vetëm 20% negativ). Rreth 55% e 2000 lexuesve të BalkanWeb kanë dhënë aktualisht vlerësim pozitiv online për SPAK-un në luftën kundër korrupsionit (vetëm 33% negativ). Në një sondazh me 2000 SMS krejt të rastësishme që zhvillova për Report TV, Drejtuesi i SPAK-ut Dumani rezultoi personazhi i vitit 2023, me diferencë të madhe nga Rama, Berisha dhe shtatë personazhe të tjerë shtetërorë apo politikë (lexo këtu: Dumani i SPAK-ut i pari me 50%, ndërkohë 40% të pakënaqur me të dyja krahët e politikës!)

Ky vlerësim pozitiv i shqiptarëve të thjeshtë për SPAK-un tregon se po funksionon reformimi i sistemit të drejtësisë, i votuar me unanimitet nga 140 deputetë më 2016 (nën trysninë e fortë të SHBA-së dhe BE-së). Një vlerësim i tillë pozitiv e ka bazën në atë që lexojnë e dëgjojnë qytetarët – falë hetimit të SPAK-ut po shkojnë për korrupsion drejt gjyqit ish-kryeministra, ish-zv.kryeminstra, ish-ministra, ish-kryebashkiakë, dhe ish-drejtorë të rëndësishëm. Dhe hetimet e SPAK-ut po vazhdojnë intensivisht…

Kur PS-ja erdhi në pushtet, premtoi se do ta reformonte sistemin e drejtësisë, në mënyrë që ai ta luftonte korrupsionin që ishte rrënjosur në çdo qelizë të qeverisjes qendrore e vendore. Dhe vetëm tani po shihen frutet e para të atij reformimi.

Do duhet një punë e vazhdueshme e SPAK-ut dhe një plugim më i thellë i tokës prej tij në vijim, që zyrtarët dhe ish-zyrtarët mos t’u gëzohen më parave të taksapaguesve që kanë zhvatur apo që mund të kenë ndërmend të zhvasin.

Lufta e SPAK-ut kundër korrupsionit nuk është një sprint – është një maratonë!

M.Q./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Genti: 07/04/2024 12:37

    Sistemi nuk eshte vetem Spak, sistem eshte cdo hallke e drejtesise. Gjyqesori nuk po funksionon Kjo eshte e qarte. Nje ceshtje shkon 10 vjet. Nqs ky quhet funksion atehere, ok funksionon

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?