Tirana

Zaloshnja: Shqiptarët vetëdeklarohen besimtarë të një feje, por s’janë praktikantë të riteve të saj

6 Tetor 2023, 11:50| Përditesimi: 6 Tetor 2023, 11:53

  • Share

Shqiptarët e rritur vetëdeklarohen masivisht si besimtarë të njërës apo tjetrës fe, por shumë pak prej tyre janë praktikantë të rregullt të riteve të fesë që vetëdeklarojnë se i përkasin…

Nga një anketim rreth sigurisë kombëtare në Ballkanin Perëndimor (të financuar nga fondacioni kongresional amerikan NED), që u zhvillua vjet nga anketues të shpërndarë në të gjithë territorin e Shqipërisë (me kuota përpjestimore demografike e gjeografike), më rezultoi se besimi fetar në popullsinë e rritur ka shpërndarjen e paraqitur në Tabelën 1.

Marzhi i gabimit statistikor rreth përqindjes së besimtarëve sunitë ishte plus/minus 2.9% (për besimet e tjera marzhi ishte shumë më i vogël, sepse sa më e vogël është përqindja e një treguesi në anketim, aq më i vogël është intervali i gabimit rreth tij).

Siç shihet nga Tabela 1, i bie që rreth 96% e shqiptarëve të rritur pretendonin se besonin në një nga fetë në Shqipëri. Po sa të devotshëm ishin ata ndaj besimit të tyre fetar?

Në mënyrë të tërthortë, përgjigjen e kësaj pyetje e marrim nga përgjigjet e pyetjes që bëmë në anketim: “Sa shpesh i frekuentoni shërbimet/ceremonitë fetare?”. Përgjgjiet e të anketuarve (Tabela 2) tregojnë që më shumë se gjysma e “besimtarëve” të vetëdeklaruar nuk ndiqnin ose pothuaj nuk ndqnin fare shërbime/ceremoni fetare. Vetëm 250 mijë i bie afërsisht që t’i ndiqnin rregullisht ato çdo javë, nga rreth 2.1 milion banorë të rritur që kishte afërsisht vjet Shqipëria…

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?