SPAK

Zaloshnja: Shqiptarët ende skeptikë ndaj SPAK dhe BKH

10 Prill 2022, 10:45| Përditesimi: 10 Prill 2022, 10:47

  • Share

Gjatë fjalimit të tij në Kongresin e PS-së dhe në konferencën e shtypit pas tij, Kryeministri Rama i bëri thirrje të drejtpërdrjeta SPAK-ut, që të tregohet më agresiv në goditjen e politikanëve më të lartë të vendit. Ai aludoi haptazi se perceptimi ndër shqiptarët e thjeshtë është se SPAK- po merret “me arka peshku e zgjerime dritaresh pa leje”, ndërkohë që nuk po merret me vepra shumë më të rënda penale në juridiksionin e vet.

Dhe në fakt shumica e shqiptarëve të thjeshtë janë aktualisht skeptikë ndaj SPAK-ut. Kështu më rezultoi nga një sondazh rigoroz të zhvilluar kohët e fundit në terren (shihni Tabelën 1).  Gjithashtu, shumica e shqiptarëve të thjeshtë janë skeptikë për punën që pritet të bëjë Byroja Kombëtare e Hetimit (shihni Tabelën 2)

Tabela 1. A mendoni se SPAK është serioz në luftën kundër korrupsionit?

%

  • 1.Po             38.4
  • 2.Ndoshta    36.8
  • 3.Jo             23.1
  • 4.Se di         1.7

 

Tabela 2. A mendoni se Byroja Kombëtare e Hetimit (BKH) do të jetë efektive?

%

  • 1.Po           33.3
  • 2.Ndoshta  48.3
  • 3.Jo           11.7
  • 4.Se di       6.7

J.GJ./ReportTv.al
Komento

Komente

  • denis: 10/04/2022 11:11

    Skepticizmi vjen sepse po fillohet nga bishti jo nga koka.... Denohet nje zv. ministre (mire ti behet) per nje arke me peshk dhe kokat e krimit Berisha Like floriri nuk preken, keta jane vrases dhe hajdut......

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?