Edi Rama, Sali Berisha dhe Ilir Meta

Zaloshnja: Pothuaj gjysma e të rinjve nuk preferojnë asnjë nga tre politikanët kryesorë

25 Tetor 2022, 14:25| Përditesimi: 25 Tetor 2022, 14:27

  • Share

Në një sondazh që zhvillova para dy javësh për një revistë vendase, pyeta edhe se për cilin nga tre politikanët kryesorë kanë opinionin më pozitiv shqiptarët.

Meqënëse të anketuarit u pyetën për moshën (si zakonisht në sondazhe opinioni), jam në gjendje të llogaris rezultate vetëm për grupmoshën 18-34 vjeç, që është grupmosha më e lakmuar për tu joshur nga politikanët në mediat sociale (e më pas në kutitë e votimit).

Nga sondazhi rezulton (shihni Tabelën shoqeruese) se pothuaj gjysma (45.7%) e të rinjve 18-34 vjeç nuk preferojnë asnjë nga tre politikanët kryesorë (me ekstrapolim të përafërt, rreth 320 mijë të rinj).

Ramën e preferojnë 32.4% e të rinjve (me ekstrapolim të përafërt, rreth 227 mijë të rinj), Berishën 17.1% (me ekstrapolim të përafërt, rreth 120 mijë të rinj), dhe Metën 4.7% (me ekstrapolim të përafërt, rreth 33 mijë të rinj).

Grupmosha 18-34 vjeç dominon në popullsinë e rritur – 1/3 e banorëve të rritur i pëkasin kësaj grupmoshe.

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Dakord: 25/10/2022 18:50

    Ky sondazh do te thote qe Rama qenka rritur edhe me shume. Adhuruesit e tij nga 18-34 vjeç kur Rama erdhi ne pushtet jane sot 28-44 vjeç. Dmth shkurt ata nga 18-28 extrapolohen rreth 100.000 dhe kjo do te thote se rama tani ka 800.000 votues nga 700.000 qe kishte. Bravo.

    Përgjigju
  • UKU MOMLIT: 25/10/2022 18:10

    Zaloshnja mjaft or burre,per hir te mbiemrit te pakten thuaj realitetin dhe mos i fryj shifrat ne raport me pagesen qe te behet. Ato shifra minimalisht duhet ti pjestosh per dy dhe perseri marzhi i gabimit te del i llogaritur plus-minus 10-15.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si e vlerësoni takimin e Ramës me shqiptarët në Athinë?