Sali Berisha dhe Ilir Meta

Zaloshnja: Në Kukës u rikonfirmua 'Bashkë Humbasim'

26 Shtator 2023, 16:14| Përditesimi: 26 Shtator 2023, 16:22

  • Share

Koalicioni “Bashkë Fitojmë”, i paraqitur zyrtarisht me kandidatë të përbashkët në zgjedhjet e përgjithshme dhe të pjesshme lokale në dy vitet e fundit, ka kaluar deri më sot jo nga fitorja në fitore (siç presupozon emri i koalicionit), por nga humbja në humbje. E fundit ishte humbja e thellë të djelën në Bashkinë Kukës, ku kandidati i “Bashkë Fitojmë” mori plot 5470 vota më pak se sa kishin marrë partitë përbërëse të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e prillit 2021.

Më 14 maj, koalicioni “Bashkë Fitojmë” regjistroi një humbje të ngjashme të hidhur verilindore në të voglën (por simbolike) Bashki të Tropojës. Kandidati i tij mori plot 1580 vota më pak se sa kishin marrë partitë përbërëse të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e prillit 2021.

Më 14 maj, koalicioni “Bashkë Fitojmë” regjistroi një humbje të ngjashme të hidhur veriperëndimore në të madhen Bashki të Shkodrës. Kandidati i tij mori plot 15,000 vota më pak se sa kishin marrë partitë përbërëse të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e prillit 2021.

Më 14 maj, koalicioni “Bashkë Fitojmë” regjistroi një humbje të ngjashme të hidhur veriqendrore në të mesmen Bashki të Kurbinit. Kandidati i tij mori plot 4750 vota më pak se sa kishin marrë partitë përbërëse të koalicionit “Bashkë Fitojmë” në zgjedhjet e prillit 2021.

Në territorin e bashkive të mësipërme, PS-ja nuk kishte arritur ndonjëherë deri në nivelin e 40% të votave në 32 vjetët qysh kur u ripagëzua me emrin “Partia Socialiste e Shqipërisë” (si në zgjedhje parlamentare edhe administrative). Vetëm pas përballjes me kandidatët e koalicionit të ri “Bashkë Fitojmë”, ajo arriti ta kapërcejë nivelin 50% në to. Kjo, falë rrudhjes së votave për koalicionin “Bashkë Fitojmë”, që statistikisht duhet quajtur “Bashkë Humbasim”…

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • Haha: 26/09/2023 18:20

    Tani te quhet „Bashke hajme nje m.. te madh“

    Përgjigju
  • Qytetari: 26/09/2023 16:59

    "Bukuroshat" qe shkatërruan e vodhen shqiperine

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Tragjedia në Shkodër, a duhet gratë të denoncojnë çdo formë dhune?