Foto ilustruese

Zaloshnja: Kilometrat e përshkruara janë dyfishuar, vdekjet rrugore janë përgjysmuar

19 Janar 2023, 14:13| Përditesimi: 19 Janar 2023, 14:15

  • Share

Gjatë dekadës së fundit, numri i automjeteve aktive në regjistrat e DPSHTRR është rritur pothuaj dyfish – nga 445.956 më 2013, në 796.438 më 2022. Por përveç numrit të automjeteve aktive, është rritur edhe numri i kilometrave vjetore të përshkuara nga çdo automjet – mesatarisht nga rreth 8500 kilometra për automjet më 2013, në rreth 10000 kilometra për automjet më 2022.  Si rezultat, është më shumë se dyfishuar numri i kilometrave të përshkaura gjithsej nga mjetet aktive të regjistruara në Shqipëri – nga rreth 3.8 miliardë kilometra në rreth 8 miliardë kilometra.

Me dyfishimin e kilometrave të përshkuara nga automjetet aktive të regjistruara në Shqipëri, pritej që të rritej edhe ekspozimi ndaj aksidenteve rrugore (e për pasojë, vdekjet nga to). Por e kundërta ka ndodhur. Teksa kilometrat e përshkruara janë dyfishuar, vdekjet rrugore janë përgjysmuar – nga 295 vdekje rrugore më 2013, vetëm 164 vdekje rrugore u regjistruan më 2022.

Si rezultat, indeksi i vdekshmërisë bazuar në kilometrat e përshkuara nga mjetet aktive është ulur në mënyrë DRASTIKE – nga 77.8 të vdekur për miliard kilometra të përshkruara më 2013, në 20.6 më 2022 (shihni grafikun shoqërues). Shprehur ndryshe, niveli i indeksit të vdekshmërisë rrugore (bazuar në kilometrat e përshkuara nga mjetet aktive) është aktualisht sa çereku i një dekade më parë!

SI.E./ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?