Policia e Shtetit

Zaloshnja: 80% e shqiptarëve ndihen të sigurt në zonat ku banojnë, vlerësojnë pozitivisht operacionet 'Tempulli' e 'Sundimi i Ligjit'

15 Prill, 09:15| Përditesimi: 15 Prill, 09:19

  • Share

Pas muajsh të gjatë të punës në terren të Policisë së Shtetit në kuadër të operacioneve “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit” (që synojnë sigurinë në perimetrin e shkollave dhe në komunitete), zhvillova me porosi të Javanews një sondazh kombëtar me një kampion prej 1120 të anketuarish (me përfaqësim të balancuar gjeografik-demografik-politik).

Pyetja e parë ishte “Sa të sigurt ndiheni kur ecni vetëm në lagje/fshat, pasi është errësuar?”, të cilës 17.4% e të anketuarve iu përgjigjën “Shumë të sigurt” dhe 62.6% “Të sigurt” – gjithsej 80% (shihni Grafikun 1).

Pyetja e dytë ishte “Çfarë vlerësimi keni për operacionet policore “Tempulli” dhe “Sundimi i Ligjit”, që synojnë sigurinë në perimetrin e shkollave dhe në komunitete?”, së cilës të anketuarit iu përgjigjën në korelacion të fortë statistikor me të parën. Pothuaj 32% dhanë vlerësim të plotë pozitv dhe 49.5% anonin nga pozitivja – gjithsej 81.2% anim pozitiv (shihni Grafikun 2).

Pyetja e tretë ishte përgjithësuese – “Çfarë vlerësimi keni në përgjithësi për punën e Policisë së Shtetit?”. Këtu, pothuaj 71% anonin nga pozitivja (19.9% plotësisht pozitiv dhe 52.8% me anim pozitiv – shihni Grafikun 3).

SI.E./ReportTv.al
Komento

Komente

  • shqip: 15/04/2024 14:09

    Per sa kohe sondazhet financohen nga bugjeti i shtetit rezultatit i dihet pergjigja. Nese shqiptaret ndihen te sigurt nuk largohen nga atdheu. Pastaj pytjen e ke drejtuar gabim se duhet ti pyesesh a kane frike me dale ne zyra pune diten ?

    Përgjigju
  • posi: 15/04/2024 12:46

    Vertete ndihen te sigurt? I shohin keta banore te mjere makinat e luksit qe ecin si te terbuar rrugeve urbane dhe mungesen totale te shtetit ? Apo keni intervistuar vetem llumin e ketij vendi ?

    Përgjigju
  • @Zaloshnja: 15/04/2024 11:21

    Z. Zaloshnja i ndjek dhe vleresoj shume sondazhet tuaja sepse jane ne vleresimin tim vleresimi me prane realitetit

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    A besoni se do realizohet vota e diasporës për zgjedhjet e ardhshme?