Tiranë

Zaloshnja: 61% të pakënaqur me qeverinë! Ndërkohë, 73% të pakënaqur me opozitën

15 Shtator 2023, 12:53| Përditesimi: 15 Shtator 2023, 15:50

  • Share

Në mesjavë publikova një sondazh në Report TV për çështjet e nxehta të ditës (Beleri, ndryshimet në qeveri), por edhe mbi vlerësimin e shqiptarëve për aktivitetin e derisotëm të qeverisë dhe opozitës në përgjithësi.

Nga përgjigjet e të anketuarve (që përfaqësonin statistikisht me përafërsi të gjithë banorët e rritur të vendit), rezultoi se 61% kanë vlerësim negativ ose anojnë negativ për punën e qeverisë deri më sot. Nga ana tjetër, rezultoi se pothuaj 73% kanë vlerësim negativ ose anojnë negativ për aktivitetin e derisotëm të opozitës në përgjithësi.

Sa më sipër mund të jetë gjetja më domethënëse e këtij sondazhi. Pakënaqësia e shqiptarëve është e madhe ndaj të dyja krahëve të politikës, por goxha më e madhe ndaj opozitës. Në kushte normale, në një vend normal, pakënaqësia e elektoratit duhej të ishte më e madhe ndaj një qeverie në pushtet prej një dekade (e me shumë skandale korrupsioni të regjistruara në gjykata), se sa ndaj opozitës që e kritikon qeverinë dhe që duhet të japë shpresë për një qeverisje më të mirë, në qoftë se vjen në pushtet.

Por në Shqipëri, opozita ka dy vjet që grindet mes vedit, ndërkohë që udhëheqës të saj shpallen persona non grata nga aleatët strategjikë perëndimorë. Halli i tyre ka qenë deri më sot se sa vota do të marrin kandidatët e Bashkimit për Fitore dhe sa të PD-së zyrtare, ndërkohë që PS-ja ka fituar pothuaj në të gjitha bashkitë.

Me pak fjalë, siç tregon edhe sondazhi, shqiptarët janë të detyruar që, mes dy të këqijave, të zgjedhin më të voglën.

M.Q.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni protestat e dhunshme të Rithemelimit tek Bashkia?