Foto ilustruese

Zaloshnja: 45% e banorëve të rritur, me të ardhura personale 0 deri në 7 euro në ditë

7 Tetor 2022, 13:02| Përditesimi: 7 Tetor 2022, 13:04

  • Share

Në një vrojtim statistikor rigoroz kombëtar që drejtova javët e fundit, 45% e të anketuarve deklaruan se i kanë të ardhurat personale nga 0 deri në 25 mijë lekë të reja në muaj. Që përkthehen nga 0 deri në 7 euro në ditë! Ndër këta të anketuar, pothuaj gjysma i kishin të ardhurat personale nga 0 deri në 3.5 euro në ditë.

Meqë kampioni i vrojtimit ishte përfaqësues statistikisht i të gjithë banorëve të rritur (të punësuar, të vetëpunësuar, pensionistë, shtepiake, të papunë, studentë etj.), përgjigjet e të anketuarve japin një panoramë të përgjithshme të nivelit të të ardhurave personale në rang kombëtar për popullsinë e rritur. Dhe sadoqë në vetëdeklarimin e të ardhurave personale, jo gjithmonë ka sinqeritet, tabloja e përftuar nga ky vrojtim duket shumë e zymtë.

Në kushtet e rritjes galopante të çmimeve të karburantit dhe produkteve ushqimore, shumë shqiptarë nuk do të mbijetonin vetëm me të ardhurat personale, në qoftë se nuk do të vazhdonin tu vinin dërgesat e parave nga emigracioni (në gjuhën financiare ndërkombëtare quehen remitanca, të cilat ishin pothuaj 1 miliard euro në 12 muajt e fundit, sipas Bankës së Shqipërisë ).

Por dimri i vështirë ekonomik që pritet si në vendet ku jetojnë emigrantët dërgues të remitancave, ashtu edhe në Shqipëri, do ta bëjë shumë të vështirë jetesën për 45% të banorëve të rritur me të ardhura 0 deri në 7 euro në ditë, e sidomos për ata me 0 deri në 3.5 euro në ditë.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • Luli: 07/10/2022 16:08

    O Zaloshnja mos u lodh kot me bo "vrojtim statistikor rigoroz kombëtar" per te ardhurat ne Shqiperi, se parate dhe mekatet nuk i tregojne shqiptaret, aq me teper kur ne Shqiperi ka mbi 40 % informalitet, kete e thone organizmat nderkombetar, siç duket ti paske bere "vrojtim statistikor" me pleqt e lagjes, prandaj....

    Përgjigju
  • Tani: 07/10/2022 15:25

    Bravo. Ky eshte realiteti i trishte shqiptar, pertej propagandes qeveritare.

    Përgjigju
  • Tata: 07/10/2022 14:31

    Jane me makina e vila kjo pjese,drogaxhijte punesojne pa deklarime.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Si i vlerësoni mesazhet që dha Rama në takimin me diasporën në Athinë?