Kronikë

Zaev jep të tjera detaje nga aksidenti tragjik: Kam biseduar me një të mbijetuar, ka ndodhur një shpërthim i fortë

23 Nëntor 2021, 09:36| Përditesimi: 23 Nëntor 2021, 09:39

  • Share

1637656636_522F772436944D458834CF146001A944.png

Kryeministri i Maqedonisë së Veriut nga Bullgaria, ku ndodhet pas aksidentit tragjik më 46 viktima atje, ka dhënë të tjera detaje nga ngjarja e rëndë.  Zaev ka treguar se ka folur me një nga të mbijetuarit e aksidentit.

“Kam mundur të flas me njërin prej të mbijetuarve. Ai i ka thënë se është dëgjuar një shpërthim i fortë, pas së cilës ai dhe 7 pasagjerë të tjerë kanë arritur të ikin nga dritaret. Ne u besojmë kolegëve tanë bullgarë. Nëse ata kanë nevojë për ndihmë, ne jemi të gatshëm t’i ndihmojmë në hetim. Tani gjëja më e rëndësishme është të shohim se si t’i ndihmojmë viktimat,” tha Zaev.


Lajmi kryesor:

EMRAT/ Tragjedi në Bullgari, autobusi përplaset dhe merr flakë, humbin jetën 45 shqiptarë të Maqedonisë së Veriut! Kompania ‘Besa Trans’ s’kishte licencë për autobusin (VIDEO+FOTO)


K.T./ReportTv.al
  • Sondazhi i ditës:

    A duhet prokurorëve të SPAK-ut t'u jepet e drejta e rikandidimit?