Yuri Kim dhe Vitore Tusha

Yuri Kim takon Vitore Tushën: Tani Gjykata Kushtetuese ka përgjegjësinë e çështjeve të mëdha

19 Janar 2021, 15:46| Përditesimi: 19 Janar 2021, 16:27

  • Share

Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara në Tiranë, Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me kryetaren e Gjykatës Kushtetuese, Vitore Tusha.

Lajmin e ka dhënë vetë Kim, e cila përmes një postimi në twitter shkruan se Tusha tani ka përgjegjësinë që të drejtojë Gjykatën Kushtetuese në realizimin e çështjeve të mbetura.

"Takova sot gjyqtaren Vitore Tusha, për ta falënderuar atë për udhëheqjen e qëndrueshme dhe të matur të KED, e cila mundësoi funksionimin e Gjykatës Kushtetuese Shqiptare. Tani ka përgjegjësinë të drejtojë Gjykatën Kushtetuese në trajtimin e çështjeve të rëndësishme. Shtetet e Bashkuara do të vazhdojnë të jenë një mbështetës i fortë i reformës në drejtësi", shkruan ambasadorja Kim.

K.T./ReportTv.al
Komento

Komente

  • redi: 19/01/2021 16:53

    Zonja Kim ka te drejte qe takon Tushen por ne Ghykaten Kushtetuese ka dy zonja qe nuk kane bere vetingun si Xhaferrllari dhe Bejtja .Eshte ligjore anetaresimi i tyre ne kete gjykate ?

    Përgjigju
  • Eri: 19/01/2021 16:47

    Sa drejtoi Ked, e mbushi Gj.K. me anetare te Lsi. Tani e ka te lehte ta nxjerre si duhet Presidentin nga çorba e sajuar prej kohesh. Kimi e di shume mire se Tushen se ze gjumi nga Vetingu fallco qe kaloi. Sa te perlyera i ka duart me gjithe burr e familje kjo zonje.

    Përgjigju
  • Lopa: 19/01/2021 16:03

    Kesaj gjygjtareje sikur i ka mbaruar mandati?

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    Sipas jush për kë do të votonte diaspora?