Yuri Kim dhe ambasadorët e SPAK

Yuri Kim takon prokurorët e SPAK: Respekt për punën e tyre në 3 vite, tregoni që askush s’është mbi ligjin

16 Maj 2023, 12:06| Përditesimi: 16 Maj 2023, 12:08

  • Share

Ambasadorja e SHBA-së në Shqipëri Yuri Kim ka ndarë këtë të martë një foto me prokurorët e SPAK në Shtëpinë Ryerson.

Kim shkruan se vlerëson prokurorët për profesionalizmin në punën e tyre gjatë këtyre 3 viteve dhe inkurajon këtë institucion ligjor të vazhdojë të godasë korrupsionin e krimin. Ajo shton se puna e tyre duhet të garantojë se askush nuk është mbi ligjin. 

“Ishte nder të ftoja prokurorët e SPAK-ut në Shtëpinë Ryerson. Shprehim falënderime dhe respekt për këta prokurorë të jashtëzakonshëm, për guximin dhe profesionalizmin e tyre në përballjen me korrupsionin dhe krimin e organizuar gjatë këtyre tre viteve.

Tani është koha të shtohen këto përpjekje dhe t’u jepet fund mënyrave të vjetra të pandëshkueshmërisë. SPAK po jep gjithnjë e më shumë rezultate që tregojnë se askush – sado i pasur apo i fuqishëm – nuk është mbi ligjin. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fort reformën në drejtësi, përfshirë SPAK-un, sepse ne duam një aleat që është i fortë, i sigurt dhe i begatë dhe sepse ne besojmë – siç besojnë edhe shqiptarët – që Shqipëria e ka vendin në BE”.- shkroi ambasadorja.

G.MO/ReportTv.al
Komento

Komente

  • gasper: 16/05/2023 16:38

    Nuk di per cfar i pergezon kur te gjith keta meren me cironka, po te kene bythe duhet te arestojne krye kriminelet Sali non grata dhe Like floririn.

    Përgjigju
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?