Yuri Kim

Politikë

Yuri Kim takon ministren e Ekonomisë: Forconi masat për të luftuar korrupsionin

8 Tetor 2021, 15:56| Përditesimi: 8 Tetor 2021, 16:23

  • Share

TIRANË- Ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim ka zhvilluar një takim me ministren e Financave, Delina Ibrahimaj, ku e ka uruar atë për detyrën e re, teksa ka theksuar se masat për të luftuar korrupsionin e pastrimin e parave, duhet të forcohen.

Sakaq, ambasadorja ka bërë me dije se Amerika mbështet procesin e fiskalizimit dhe digjitalzimin, sepse vetëm kështu përmirësohet taksimi dhe transparenca.

“Dje u takova me Ministren e re të Financave dhe Ekonomisë Delina Ibrahimaj, për ta uruar për emërimin e saj. Shtetet e Bashkuara nxisin Shqipërinë për të forcuar masat kundër pastrimit të, thelbësore për luftën kundër korrupsionit. Shtetet e Bashkuara mbështesin fiskalizimin dhe dixhitalizimin e procedurave për të përmirësuar taksimin, transparencën dhe llogaridhënien. Rregulla të qarta, procese efikase dhe gjykata të pastra do të tërheqin investime amerikane, dhe do të mbrojnë Shqipërinë nga aktorët e këqij. Kjo është lidhja midis demokracisë, mbrojtjes dhe biznesit”, shkruan Kim.

 

K.T.//ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    A po jep rezultate lufta e SPAK ndaj grupeve kriminale?