Holta Zaçaj dhe Yuri Kim

Yuri Kim takon kryetaren e Gjykatës Kushtetuese Holta Zaçaj: SHBA do të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi

25 Maj 2023, 14:42| Përditesimi: 25 Maj 2023, 14:43

  • Share

Ambasadorja amerikane Yuri Kim ka zhvilluar sot një takim me kryetares së Gjykatës Kushtetuese, Hotla Zaçaj. Kryediplomatja, e ka uruar këtë të fundit për detyrën

Diplomatja amerikane thotë se SHBA do të vazhdojë të të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi në mënyrë që gjykatat të funksionojnë të pavarura dhe me integritet.

“Sot takova Holta Zaçajn për ta uruar për zgjedhjen në krye të Gjykatës Kushtetuese. SHBA do të vazhdojë të mbështesë fuqishëm reformën në drejtësi në mënyrë që gjykatat të funksionojnë të pavarura dhe me integritet.

Kjo është kërkesa e drejtë e qytetarëve, e nevojshme për të tërhequr më shumë investime dhe e nevojshme për anëtarësim. I urojmë gjyqtarit Zaçaj dhe të gjithë gjyqtarëve të tjerë mençuri dhe sukses në përmbushjen e detyrës.”-shkruan Yuri Kim.

G.MO/ReportTv.al
Komento
  • Sondazhi i ditës:

    1 maji, a respektohen të drejtat e punëtorëve në Shqipëri?